TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

D+ gjen shkelje nga institucionet qendrore dhe lokale në marrëveshjet për shërbime të veçanta

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
D+ gjen shkelje nga institucionet qendrore dhe lokale në marrëveshjet për shërbime të veçanta

Demokraci Plus (D+) ka publikuar raportin e monitorimit të lidhjes së marrëveshjeve për shërbime të veçanta (MShV) në nivel qendror dhe lokal.

Institucionet e monitoruara janë: Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Komuna e Prishtinës, Pejës, Vitisë dhe Prizrenit.

Në raport D+ ka theksuar se MMPHI ka shpërblyer me kontratë konsulentin i cili nuk kishte ofruar metodologji të punës, edhe pse kjo ka qenë kërkesë e Ministrisë përmes së cilës do të bëhej vlerësimi teknik i ofertës, e në anën tjetër ka vlerësuar të njëjtin kandidat me pikë maksimale për këtë kriter.

Poashtu , MINT ka angazhuar ekspert ndërkombëtar për hartim të strategjisë, në kundërshtim me LPP (nenin 7). Duke titulluar tenderin “Angazhim i një eksperti ndërkombëtar” MINT ka eliminuar të gjithë ekspertët vendor që kanë përvojën relevante për të aplikuar në tender;

MKRS ka kontraktuar ekspert për kryerjen e punëve që duhet të mbulohen nga stafi aktual i Ministrisë, e po ashtu ka shfrytëzuar MShV-të për zgjatje të afatit të punës për konsulentët e kontraktuar përmes prokurimit për shërbime të veçanta.

Komuna e Prizrenit ka shfrytëzuar MShV-të për të kontraktuar konsulentë të cilët kryejnë punë të rëndomta teknike-administrative, që do të duhej të realizoheshin nga stafi aktual i komunës.

Komuna e Pejës ka kontraktuar kandidatë të cilët kanë ofertuar me biznes e jo si konsulent individual ashtu siç është kërkuar në dosje të tenderit, kandidatë jo kompetent për kryerjen e punëve të përcaktuara në dosje të tenderit.

MASHTI nuk ka përcaktuar sipas Rregullores kriteret për vlerësim teknik të ofertave, duke mos kërkuar fare metodologjinë e punës e cila është obligative. Ka shfrytëzuar MShV-të për zgjatje të afatit të punës për konsulentët e kontraktuar përmes prokurimit për shërbime të veçanta.

AUV nuk ka përcaktuar kriteret për vlerësim teknik të ofertave sipas Rregullores për Prokurim Publik, duke përfshirë edhe ofertën financiare, kur ajo duhet të peshohet në fund pas përcaktimit të pikëve të vlerësimit teknik.

Komuna e Vitisë nuk i ka paraqitur saktësisht të dhënat në lidhje me vlerën e tenderit duke shkaktuar paqartësi te kandidatët e interesuar për ofertim dhe nuk ka respektuar afatin kohor për caktimin e afatit për dorëzim të ofertave sipas Ligjit për Prokurim Publik.

Komuna e Prishtinës nuk ka respektuar procedurën ligjore e cila duhet të përdoret për lidhjen e MShV-ve. Komuna ka përcaktuar si kriter “tenderi me çmimin më të ulët”, ndërsa kriteri “tenderi ekonomikisht më i favorshëm” është ai që përdoret për lidhjen e MShV-ve.

Disa nga rekomandimet e D+ në drejtim të këtyre institucioneve janë:

Institucionet publike të përfshira në raport duhet të përdorin MShV-të për angazhimin e kandidatëve për ofrimin e shërbimeve specifike, të veçanta, të cilat nuk mund të mbulohen me pozitat e vendeve të punës të definuara me Katalogun e vendeve të punës në shërbimin civil;

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) duhet që në Ligjin e ri të Prokurimit Publik të rregullojë qartë dhe në mënyrë strikte kontraktimin e shërbimeve përmes MShV-ve;

Institucionet publike të përfshira në raport duhet të përzgjedhin kandidatët që përmbushin të gjitha kriteret siç janë përcaktuar në Rregulloren e Prokurimit Publik, dhe mos të pranojnë të angazhojnë kandidatë të cilët nuk përmbushin njërin apo tjetrin kriter.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kush i ‘han” kurbanët e kontrabanduar?

Kush i ‘han” kurbanët e kontrabanduar?

Prattipati mirëpret në Kosovë delegacionin e Kongresit Amerikan në kampin Bondsteel

Prattipati mirëpret në Kosovë delegacionin e Kongresit Amerikan në kampin Bondsteel

Parandalohet kontrabandimi i mbi 30 deleve nga Serbia, arrestohet një i dyshuar

Parandalohet kontrabandimi i mbi 30 deleve nga Serbia, arrestohet një i dyshuar

Përurohet sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve të Inspektoratit të Punës

Përurohet sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve të Inspektoratit të Punës

“Ditari”- 26.05.2026

“Ditari”- 26.05.2026

Kush i ‘han” kurbanët e kontrabanduar?

Kush i ‘han” kurbanët e kontrabanduar?

Prattipati mirëpret në Kosovë delegacionin e Kongresit Amerikan në kampin Bondsteel

Prattipati mirëpret në Kosovë delegacionin e Kongresit Amerikan në kampin Bondsteel

Drejt mbylljes së negociatave, sot në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Drejt mbylljes së negociatave, sot në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE

Parandalohet kontrabandimi i mbi 30 deleve nga Serbia, arrestohet një i dyshuar

Parandalohet kontrabandimi i mbi 30 deleve nga Serbia, arrestohet një i dyshuar

Përurohet sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve të Inspektoratit të Punës

Përurohet sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve të Inspektoratit të Punës

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve, tregon kur do të merret vendimi final

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën