TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami: Vonesa në formimin e Asociacionit e vështirëson pozitën e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bajrami: Vonesa në formimin e Asociacionit e vështirëson pozitën e Kosovës

Shtyrja e themelimit të Asociacionit do të vështirësojë pozitën e Kosovës, thotë profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami. Sipas tij, Kosova e ka detyrim që të bëjë një hap të tillë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkombëtarët i kanë bërë disa herë presion institucioneve vendore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, duke e konsideruar si çështje kyçe dhe urgjente.
“Është gabim që nuk është themeluar Asociacioni deri më tani. Është dashur të themelohet. Çfarëdo shtyrje e Asociacionit e vështirëson pozitën e Kosovës dhe na sjell te një asociacion gjithnjë e më i keq. Është detyrim ndërkombëtar, është guxim i lidershipit që ky të themelohet, të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës. Unë mendoj që qeveria këtu është komode sepse cilin do draft statut të saj që nuk ekziston, apo planit franko-gjerman, ajo është komode që ta dërgojë tek Gjykata Kushtetuese, e cila është njëfarë filteri garantues se asociacioni nuk do të shndërrohet në pushtet të tretë, nuk do të marrë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të lejojë një lloj autonomie në Kosovë”,deklaron ai.

Bajrami flet edhe për proceset gjyqësore që po zhvillohen pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas tij, ka tendencë për rishkrim të historisë së Kosovës. Gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë Bajrami, është proces i rrezikshëm.

Në intervistën për KosovaPress, profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se ka shkelje të shumta nga Dhomat e Specializuara.

“Fatkeqësisht si profesionist, si jurist, kam shumë vërejtje në punën e deritanishme të kësaj gjykate. Shkelje të njëpasnjëshme procedurale, shkelje materiale, nganjëherë shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Dhe sikur kjo gjykatë harron nganjëherë që është e themeluar nga Kosova, nga Kuvendi i Kosovës dhe duhet të respektojë komplet Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin e Kosovës dhe të mundësojë një gjykim të drejtë, me standarde më të larta të gjykimeve evropiane”, shton Bajrami.

Tags: AsociacioniBajramiKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën