TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetarët besojnë se në mandatin e Kurtit do ta arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Qytetarët besojnë se në mandatin e Kurtit do ta arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të përfundonte me sukses tash e një kohë.

Pas takimit të e fundit që pati kryeministri i vendit Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Berlin të Gjermanisë, qytetarët janë shprehur optimist se do të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Qytetari Fehmi Ismaili i tha se koha ka ardhur për të bërë një marrëveshje dhe se faktori ndërkombëtar po shihet që është në fund me insistimin e SHBA-së.

“Koha ka ardhur për të bërë një marrëveshje. Edhe faktori ndërkombëtar po shihet që është në fund me insistimin e SHBA-së. Janë duke përgatitur terrenin për marrëveshje. SHBA kanë dhënë sinjale të qarta që nuk mund të diskutohet për kufij e as për dhurime të territorit. Ka thënë qartë që nuk shkelet kushtetuta dhe nuk diskutohet për qeshjen e territorit në shtetin e Kosovës. Kosova i ka të gjitha rrugët e hapura për të hyrë në dialog sa më shpejtë”.

Ndërsa qytetari Gëzim Berisha u shpreh se “është mirë të bashkohen Pozita dhe Opozita në një zëri të gjithë sepse marrëveshja është e krejt Kosovës”, teksa u shpreh optimist se do të arrihet marrëveshja.

“Unë mendoj që Albin Kurti ka me arritë marrëveshjen me Serbinë, sepse pothuajse i ka ardhur fundi edhe dialogut. Nuk di ma për çka do të duhet të dialogohet. Mendoj se marrëveshja duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është mirë të bashkohen Pozita dhe Opozita në një zëri të gjithë sepse marrëveshja është e krejt Kosovës”.

E Valon Selimi po ashtu qytetar mendon se “i ka ardhur fundi” kësaj pune dhe se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt.

“Mendoj që i ka ardhur fundi kësaj pune dhe mendoj që ka me arrit marrëveshjen me e Kosovës me Serbinë. Pasi që ka shkuar në Gjermani besojë që do të na ndihmojnë edhe shtete të tjera dhe besojë që çdo send i ka ardhur fundi dhe besoj që do të na njeh edhe Serbia si shtet”, tha ai.

“BE-ja është duke u munduar për të arritur një marrëveshje, prandaj besoj që do të arrihet një marrëveshje me Serbinë. Është duke bërë presion shumë BE-ja dhe besoj që do të arrihet”, u shpreh qytetari tjetër Fitim Hadergjonaj.

Por mendim ndryshe ka qytetari Bekim Zymeri i cili i tha se nuk do të ketë marrëveshje deri në vitin 2025 e sipas tij as liberalizim të vizave.

“Deri 2025 marrëveshje nuk ka në bazë të planit të cilin e ka bërë OKB-ja… Madje nuk do të ketë madje as liberalizim. Do të vazhdojë të ketë ngecje në nivele të larta, por përfundimisht vitin 2025 do arrihet marrëveshja edhe atë nëse bien dakord Austria, Gjermania dhe Franca”.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ditë më parë ka pritur në një darkë joformale kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Berlin të Gjermanisë.

Kryeministri Kurti pas takimit ishte shprehur agresioni i fundit rus në Ukrainë ka shtuar mosmarrëveshjet midis palëve, por Kosova mbetet e përkushtuar për procesin e dialogut.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë, për një marrëveshje që ka në qendër njohjen e ndërsjellë”, teksa kishte shtuar se qëndrimet e “presidentit të fqinjit tonë verior” janë të vjetra, megjithëse insistimet e tij janë për një marrëveshje të obligueshme që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duke pasur në qendër njohjen reciproke./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Stabilizimi i çmimit të naftës pritet pas armëpushimit SHBA–Iran

Kusari-Lila: Stabilizimi i çmimit të naftës pritet pas armëpushimit SHBA–Iran

Kurti: Historia e çlirimit të Kosovës është shënjuar nga familje si ajo e Jasharajve

14 vjet nga vrasja e Selver Haradinajt, Kurti: Sulm terrorist që nuk harrohet

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ mundëson ndërrimin e qendrës së votimit edhe jashtë periudhës zgjedhore

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Kusari-Lila: Stabilizimi i çmimit të naftës pritet pas armëpushimit SHBA–Iran

Kusari-Lila: Stabilizimi i çmimit të naftës pritet pas armëpushimit SHBA–Iran

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani kthehet ndaj Lazios

Kurti: Historia e çlirimit të Kosovës është shënjuar nga familje si ajo e Jasharajve

14 vjet nga vrasja e Selver Haradinajt, Kurti: Sulm terrorist që nuk harrohet

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Beshiktashi merr vendim për Rashicën

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ mundëson ndërrimin e qendrës së votimit edhe jashtë periudhës zgjedhore

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, vendoset për seancën e radhës

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Hezbollahu paralajmëron se armëpushimi mund të dështojë nëse Libani nuk përfshihet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën