TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Diplomatë amerikanë e rajonalë diskutojnë të ardhmen e Sirisë

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Diplomatë amerikanë e rajonalë diskutojnë të ardhmen e Sirisë

Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Bashkimit Evropian dhe shteteve arabe, janë takuar të shtunën në Jordani për të biseduar për Sirinë, teksa fuqitë rajonale e globale tentojnë të kenë ndikim në atë që do të ndodhë pas rrëzimit të regjimit brutal të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Administrata në shkuarje e presidentit amerikan, Joe Biden, ka krijuar kontakte me grupet rebele që kanë rrëzuar Assadim, përfshirë grupin Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili nisi një ofensivë të befasishme, e cila rezultoi me kapje të Damaskut në fundjavën e kaluar.

Biden e ka dërguar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në rajon këtë javë, në kërkim e sipër të mbështetjes për parimet që Uashingtoni beson se do t’i ndihmonin Sirisë për tranzicion politik, përfshirë respektimin e minoriteteve.

Ndërkohë, fqinja veriore e Sirisë, Turqia, e cila ka kërkuar me vite rrëzimin e Assadit, pritet të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimet në Damask.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ka thënë të premten se ambasada e shtetit të tij në Damask, do të rifillojë punën të shtunën, pas një vizite të shefit turk të inteligjencës më herët gjatë javës.

Rusia dhe Irani, mbështetësit kryesorë të Assadit, nuk janë ftuar në takimin e së shtunës.

Në diskutime kanë marrë pjesë, Blinken, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, diplomati turk, Fidan, si dhe ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut, Libanit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahrejnit dhe Katarit.

Në tavolinë të diskutimeve nuk ka qenë asnjë përfaqësues sirian, ndërsa diplomatët arabë janë takuar edhe ndaras.

Blinken ka thënë kjo kohë përbën edhe “mundësi, por edhe sfidë të madhe” për Sirinë.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, të dyja vende anëtare të NATO-s, kanë interesa të ndryshme kur është fjala për rebelët që kanë mbështetur në Siri.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

Në vjetët e fundit, HTS-ja, grup militant islamist, i ka prishur lidhjet me Al-Kaidën, dhe ka tentuar të prezantohet si alternativë pragmatike ndaj Qeverisë siriane.

Megjithatë, ka shqetësime për abuzime që ka kryer grupi, si dhe për lidhjet me grupe tjera terroriste.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se “shumë” ushtarë kubanë u vranë në bastisjen në Venezuelë,

Trump thotë se “shumë” ushtarë kubanë u vranë në bastisjen në Venezuelë,

11 persona të plagosur pas bastisjes së një universiteti në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite

11 persona të plagosur pas bastisjes së një universiteti në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite

Evropa dhe SHBA-ja të gatshëm të ofrojnë garanci sigurie ”ligjërisht të detyrueshme” për Ukrainën

Evropa dhe SHBA-ja të gatshëm të ofrojnë garanci sigurie ”ligjërisht të detyrueshme” për Ukrainën

Drejtori i ri i USAID-it njoftoi për ”riorganizim të mundshëm” të agjencisë

Rubio falënderon mediat amerikane që i mbajtën të fshehta planet për operacionin në Venezuelë

Disa qytete vërshohen nga uji, çka po i shkakton vërshimet në Kosovë?

Mot i vranët dhe me reshje shiu

Shtyhet fillimi procesit mësimor për 12 janar në gjithë Kosovën

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Imeri: Nuk shoh këmbëngulësi nga Kurti për të vazhduar me Osmanin presidente

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Përkeqësohet situata nga vërshimet në Drenas, Lladrovci thotë se mund të ketë përsëri ndërprerje të energjisë

Osmani uron Erdoganin

Osmani falënderon Turqinë për sistemin anti-tank OMTAS

“Këndi i Debatit” 06.01.2025

“Këndi i Debatit” 06.01.2025

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në katër komuna

Përfundon numëri i votave me kusht, LVV merr mbi 50%

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën