TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përkujton “Epopenë e Çabratit”: Sa gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin rus

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se kjo betejë përkujton se sa shumë ka përjetuar populli, shkruan teve1.info

“Burrat u ndanë nga gratë e fëmijët dhe u çuan në lagjen Mulla Jusuf, ku u ndanë në dy grupe dhe u ekzekutuan. Rreth 50 civilë u vranë, e afër 50 të tjerë u rrëmbyen dhe zhdukën pa gjurmë. Ushtarë të UÇK-së, të cilët po mbronin civilët, gjithashtu ranë dëshmorë në këto luftime. Sot bëhen 23 vjet nga kjo betejë, që në këto javë pranvere na përkujton se sa shumë kemi përjetuar e qëndruar si popull”, ka shkruar ai.

“Sa shumë gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët e së shkuarës”, ka shtuar Kurti. /Teve1.info/

Postimi i tij i plotë:

Ajo ishte beteja e UÇK-së e ngjarë në mjedise urbane. E zhvilluar më 7 maj 1999, beteja e Çabratit të Gjakovës, ishte një përballje luftarake mes ushtarëve të Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe që kishin zbritur nga malet përreth.

Ndonëse të pabarabartë në armatime dhe pajisje, UÇK-ja u shkaktoi humbje të konsiderueshme okupatorëve serbë, të cilët u hakmorrën mbi popullsinë civile duke vrarë e kidnapuar dhe zhdukur dhjetëra persona. Në historinë e Gjakovës dhe të Kosovës, përveç këtyre martirëve, duke i mbrojtur ata dhe vendin e tyre, në betejën e Çabratit ranë dëshmorë: Ahmet Gjikolli, Bujar Roka, Tom Gjoka, Kushtrim Hoxha, Dashmir Krasniqi, Visar Juniku, Sefedin Xërxa, Hamëz Zymberi, Agim Haxhiavdyli, Yllka Domi, Ilir Berisha, Taulant Nura, Ali Hoxha dhe Hazir Këpuska.

Gjakova është një prej qyteteve që ka dhënë e përjetuar shumë. Në vazhdën e dhimbjeve të përjetuara, në Çabrat e në rrethinat e qytetit prej datës 7 maj e deri më 11 maj kishte luftime të ashpra. Nga qytetarët u përjetua një dhunë intensive shtetërore e forcave të Serbisë kundër civilëve shqiptarë. Më shumë se 300 burra e gra u paraburgosën duke u marrë nga rrugët e nga shtëpitë e tyre në Gjakovë në këtë periudhë.

Burrat u ndanë nga gratë e fëmijët dhe u çuan në lagjen Mulla Jusuf, ku u ndanë në dy grupe dhe u ekzekutuan. Rreth 50 civilë u vranë, e afër 50 të tjerë u rrëmbyen dhe zhdukën pa gjurmë. Ushtarë të UÇK-së, të cilët po mbronin civilët, gjithashtu ranë dëshmorë në këto luftime.

Sot bëhen 23 vjet nga kjo betejë, që në këto javë pranvere na përkujton se sa shumë kemi përjetuar e qëndruar si popull. Sa shumë gjak kemi derdhur, e sa nevojë kemi për të mbyllur plagët e së shkuarës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Grupi i kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës do të mblidhet në selinë e NATO-s

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, Policia jep detaje

Komuna e Prishtinës kërkon që nesër ora e parë e mësimit t’i kushtohet luftës së UÇK-së

Para verdiktit në Hagë, Nura: E pres me ankth, por besoj se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Para verdiktit në Hagë, Nura: E pres me ankth, por besoj se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Cani nga Haga: Nëse vendimi bazohet në përgjegjësi kolektive, do të ishte gjykim shumë i rëndë për Kosovën

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti kujton Flora Brovinën: Do të mbetet në historinë e Kosovës për veprën e saj

“Kam ardhur me i marrë për në Kosovë” – Nga lufta në Kosovë te pritja e verdiktit në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së

“Kam ardhur me i marrë për në Kosovë” – Nga lufta në Kosovë te pritja e verdiktit në Hagë, ish-ushtari i UÇK-së

Maqedonci: BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për veprimet destabilizuese

Maqedonci: BE-ja duhet ta mbajë Serbinë përgjegjëse për veprimet destabilizuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën