TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti flet në Kroaci për sulmin në Ibër-Lepenc: Është bërë nga profesionistë terroristë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti flet në Kroaci për sulmin në Ibër-Lepenc: Është bërë nga profesionistë terroristë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq,kanë folur për sulmin terrorist më Ibër-Lepenc.

Kurti ka deklaruar se sulmi është bërë nga profesionistë terroristë dhe është i ri për nga natyra, pasi tash është shënjestruar popullsia civile.

Kreu qeveritar tha se ka persona që po mbahen në burg e që po hetohen.

“Ky sulm i fundit që është bërë nga profesionistë terroristë në kanalin Ibër-Lepecit është i ri për nga natyra, në kuptimin që tash është shënjestruar popullsia civile. Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, ndaj ndërtesave zyrtare komunale, por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë, që është jetik edhe për qytetarët edhe për bizneset, ka qenë shënjestër. Janë arrestuar disa persona. Ka që po mbahen në burg edhe tash që po flasim. Hetimet po zhvillohen, kemi konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema, 20 prej të cilave të njësive të ndryshme ruse. Duhet të presim cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve, por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarë të zakonshëm dhe se na bëjnë të besojmë që një sulm i tillë vjen i mbështetur, i orkestruar nga Serbia siç ishte sulmi në Banjskë apo atë me sulmin mbi KFOR-in, apo edhe rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq”, ka theksuar Kurti.

Sipas kryeministrit, nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet ndaj Kosovës, meqë kur nuk e  kontrollojnë më Kosovën atëherë mbështetin sulme të tilla terroriste.

Kreu qeveritar ka thënë se me Serbinë duan normalizim të marrëdhënieve, njohje reciproke.

“E kemi marrëveshjen në Bruksel nga 27 shkurti i vitit të shkuar dhe aneksin e zbatimit nga 18 marsi në Ohër, atë duhet ta respektojmë e zbatojmë. Kosova është konstruktive, e përkushtuar dhe gjithmonë kreative në gjetjen e zgjidhjeve si dy shtete të pavarura që synojnë fqinjësi evropiane”, ka nënvizuar kryeministri Kurti.

Tutje, ai shtoi Kurti se Serbia nuk është shtet demokratik dhe sipas tij atje nuk respektohen të drejtat e njeriut as të drejtat e pakicave.

“Serbia nuk është shtet demokratik, atje nuk respektohen të drejtat e njeriut as të drejtat e pakicave. Nuk besojnë tek pluralizmi politik, nuk ka sundim të ligjit e mu për këtë ka protesta të tilla të ashpra studentore. Kam përshtypjen se Serbia është vetëm formalisht republikë, ndërsa është e pamundur që të bëhet mbretëri edhe në kuptimin përmbajtjesor. Tani në këtë hendek janë kthyer në atë që gjithmonë e kemi ditur, një shtet paramilitarë. Tek ne e qojnë Milan Radoiçiqin që të ndërmarrë aksione terroriste, ndërsa në Beograd i rrahin studentët. E dimë nga përvoja historike se si përfundon kjo gjë. Beogradi duket që nuk ka nxjerrë asnjë lloj mësimi nga e kaluara e vetë”, tha kryeministri.

Ndërsa, Plenkoviq ka thënë se Kosova shtet i njohur ndërkombëtarisht është realitet dhe që s’sheh ndonjë skenar që një gjë e tillë të rrënohej.

“Kosova si shtet është i njohur ndërkomëbtarëisht është tashmë realitet, nuk shoh ndonjë skenar që kjo do të rrënohej. Tani ajo që është e rëndësishme, është që raportet mes shteteve që kanë lindur nga rrënimi I Ish Jugosllavisë, të rregullohen në mënyrë përmbajtjesore pa konflikte, me respekt të ndërsjellë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

​Dita e fundit në presidencë, vlerësime dhe kritika për punën e Vjosa Osmanit

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Kurti: Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë

Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zhvillimin

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

​Dita e fundit në presidencë, vlerësime dhe kritika për punën e Vjosa Osmanit

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Pejë për ofendim ndaj familjes Haradinaj

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

77 vjet NATO: Begaj thekson rolin kyç të Shqipërisë në aleancë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Merdarë, 10 mijë euro cigare elektronike të konfiskuara

Arrestohet një i mitur në Podujevë, sulmoi me thikë bashkëmoshatarin e tij

Arrestohet i mituri në Podujevë pasi theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën