TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ndalohet përdorimi i telefonave në shkolla në Vushtrri

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0
A A
Ndalohet përdorimi i telefonave në shkolla në Vushtrri

Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri që nga dita e martë ka ndaluar përdorimin e telefonave në shkolla gjatë procesit mësimor. Si nxënësit ashtu edhe prindërit e mirëpritën këtë vendim të DKA-së.

Që nga e marta, nxënësit e shkollave në Vushtrri, nuk do mund t’i përdorin më telefonat gjatë procesit mësimor.

Kjo për shkak të vendimit që mori Drejtoria Komunale e Arsimit.

E i pari i kësaj drejtorie, Albanez Tahiraj tha për tëvë1 se këtë vendim e morën për të ruajtur mirëqenien dhe sigurinë e nxënësve.

“Pasi që kohët e fundit shumë lojëra online sfiduese për nxënësit janë duke u demonstruar dhe duke u praktikuar nga ta .02:06-02:18Kjo masë preventive është masë e cila ka për qëllim të zhdukë gjuhën e urrejtës, dhunën, bullizimin si dhe vet lëndimet e shumta që po ndodhin tek nxënësit”, ka deklaruar ai.

Tahiraj tregoi edhe se si veprojnë në rastet kur nxënësit kanë ndonjë urgjencë.

“Lidhur me nevojat urgjente të nxënësve për të komunikuar me familjarët e tyre, dihet fakti që brenda institucioneve shkollore ka alternativa të shumta që komunikimin mund të realizojnë pa asnjë problem duke përfshirë kujdestarin e klasës por edhe mësimdhënësit e tjerë. Mirëpo edhe secila shkollë po thuajse ke telefona statik në ambientet e tyre”.

E këtë vendim e mirëpritën edhe vet nxënësit.

“Tash e mas nuk do të përdori telefonin për shkak të vendimit të shkollës”, tha nxënësi Blerjan Zhegrova.

Kurse sipas nxënëses Enisa Krasniqi, ky vendim  ka qenë edhe më herët.

“Përdorimi i telefonave në shkollën tonë ka qenë edhe më herët i ndaluar. Ka pasur përdorim të telefonave vetëm në raste urgjente familjare ku kemi kërkuar leje për të telefonuar”.

Ndërsa me këtë vendim janë të kënaqur edhe prindërit.

Sipas Fevzi Feratit, ky vendim është marrë shkak i rasteve të fundit që po ndodhin në rrjetin social TikTok.

“Ky është udhëzim shumë i mirë i DKA-së që e kanë marrë, e mirëpresim”.

Përdorimi i telefonave gjatë procesit mësimor është ndaluar edhe në shumë Komuna të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Mbi 80% e votave për kandidatë të numëruara, këta janë emrat më të votuar

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Të enjten fillon numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

“Këndi i Kimit” 10.06.2026

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Aksident me fatalitet në Tiranë

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Mehmeti: Mundësia që Osmani të bëhet presidente duket se ka shkuar

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Begaj në samitin e Sofjes: Bashkëpunimi rajonal, domosdoshmëri për të ardhmen e përbashkët evropiane

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Mehmeti: Inati s’është element i shtet-ndërtimit, LVV mund të pësojë rënie nëse vazhdon kështu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën