TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

by teve1
1 vit ago
0
A A
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Sipas komunikatës në këtë mbledhje është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë, si dhe Projektligji për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018.

Në mbeldhje është miratuar edhe kërkesa e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.

Po ashtu Qeveria ka emëruar Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese: drejtor ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me përbërje: Naim Gashi, drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues; Venera Çerkini, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;  Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Ardiana Krapi, ushtrues detyre udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe Agon Haxhikadrija, ekspert i jashtëm, anëtar.

Në këtë mbledhje ka emëruar edhe Komisionin Ad hoc të pranimit për pozitën e kategorisë së lartë drejtuese drejtor i Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me përbërje: Anita Kalanderi, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, kryesuese;  Venera Çerkini, sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, anëtare;  Naim Gashi, drejtor i përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, anëtar;  Ardiana Krapi, ushtrues detyre udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare;  Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.

Gjithashtu Qeveria ka miratuar Programin Kombëtar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027 dhe ka aprovuar rekomandimin e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.05/54 të datës 30.12.2020 për dhënien e Statusit të Investitorit Strategjik për subjektin investues “Cicavica Ëind Farm 1 L.L.C ” .

“Dy vendimet e fundi të marra sot jan edhe caktimi i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.A. në kuadër të funksionit të Operatorit të Tregut si subjekt përgjegjës për ushtrimin e kompetencave të Operatorit të Energjisë së Ripërtërishme (OER) dhe dhënia e pëlqimit për këmbim të parcelave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Rahovecit, me qëllim të realizimin e projektit solar 100 MË në Komunën e Rahovecit, pa ndryshuar totalin e sipërfaqeve të pjesëve të parcelave”, thuhet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Ngrica dhe mjegull në orët e mëngjesit gjatë javës

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Vdekja e dëshmitarëve, sa do të jetë i vështirë gjykimi për krime lufte në Kosovë?

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Paris FC insiston për Asllanin

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

De Jong insiston se goli i anuluar i Yamalit nuk ishte “pozitë jashtë loje”

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Barcelona ndalet nga Sociedadi

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Senegali triumfon në Kupën e Afrikës

Milani mposht minimalisht Leccen

Milani mposht minimalisht Leccen

Janiq: Vulin i ngarkuar nga Vuçiq që të lidh ura bashkëpunimi me vendet e BRIKCS-it

Janiq: Amerika do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Këta janë 5 kandidatët nga 4 partitë që po humbin më së shumti vota gjatë rinumërimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën