Nagavci ka thënë se në Betejën e Çabratit kanë rënë 7 dëshmorë, 41 civilë si dhe 43 qytetarë të tjerë të cilët u rrëmbyen me dhunë dhe u zhdukën.
“Sot, vendosëm kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve dhe të Martirëve, dhe tek Memoriali Përkujtimorë 7 Maji. Nderuam kujtimin e të rënëve, veprën e sakrificën e tyre. I nderojmë e kujtojmë, sot e çdo ditë. Tepër i lartë ishte çmimi për lirinë edhe vetëmohimi i luftëtarëve të lirisë, e madhe sakrifica, i përjetshëm kujtimi. Në Betejën e Çabratit ranë 7 dëshmorë dhe 41 civilë, si dhe 43 qytetarë të tjerë të cilët u rrëmbyen me dhunë dhe zhdukën”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook. /teve1.info/
Postimi i plotë:
Datat 7, 8 dhe 9 Maj te vitit 1999 për të gjithë ne, qytetarët e Gjakovës, shënojnë momente të paharruara, të trishta e plot dhimbje. Këto kujtime ja humbin bukurinë pranverës në Gjakovë, bashkë me aromën e luleve ajo vjen me ndjenjat e krismave e të zjarrit.
Sot, vendosëm kurora me lule në varrezat e Dëshmorëve dhe të Martirëve, dhe tek Memoriali Përkujtimorë 7 Maji. Nderuam kujtimin e të rënëve, veprën e sakrificën e tyre. I nderojmë e kujtojmë, sot e çdo ditë.
Tepër i lartë ishte çmimi për lirinë edhe vetëmohimi i luftëtarëve të lirisë, e madhe sakrifica, i përjetshëm kujtimi.
Në Betejën e Çabratit ranë 7 dëshmorë dhe 41 civilë, si dhe 43 qytetarë të tjerë të cilët u rrëmbyen me dhunë dhe zhdukën.