TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kushtetuesja në Maqedoninë e Veriut shqyrton sot Ligjin për gjuhët

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kushtetuesja në Maqedoninë e Veriut shqyrton sot Ligjin për gjuhët

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të shqyrtojë sot në një seancë atë që nxiti debat tash e sa kohë – Ligjin për gjuhët, i miratuar më 2018.

Reagime politike janë shkaktuar në Shkup pas vendimit për të shqyrtuar këtë ligj, shkruan KosovaPress.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në opozitë ka paralajmëruar se në këtë mënyrë mund të cenohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe Marrëveshja e Ohrit.

BDI e ka quajtur ligjin simbol i Marrëveshjes së Ohrit duke thënë se në të bazohet barazia gjuhësore.

Sipas partisë së drejtuar nga Ali Ahmeti, shfuqizimi i këtij ligji do të nënkuptonte “rrënim të njërës prej shtyllave kyçe të Marrëveshjes së Ohrit”.

Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 2001 me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe pas negociatave disa ditore intensive në Shkup.

Dokumenti që njihet si kontratë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme.

Ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski tha për mediat se po diskutojnë me partnerët e koalicionit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve por sipas tij askush nuk duhet të ndërhyrë në gjykatë.

Ndërkohë që prej pasdites të së dielës, para Gjykatës Kushtetuese po qëndrojnë aktivistë të BDI-së të cilët kanë thënë se do të jenë aty deri në mbajtjen e seancës.

Me një nismë të emëruar “roja e gjuhës” ata kanë thënë se do të qëndrojnë në mbrojtje të këtij ligji.

Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe.

Në Maqedoni të Veriut, rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa numëron shteti.

Debati për këtë temë është rritur pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, parti maqedonase e cila e kishte kundërshtuar këtë ligj.

Kjo parti tani bashkëqeverisë me koalicionin shqiptar VLEN.

Një muaj më parë kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dërguar letër liderëve të rajonit dhe faktorit ndërkombëtar, duke shprehur “shqetësimin e thellë për zhvillimet e fundit politike dhe kushtetuese në

Maqedoninë e Veriut, të cilat rrezikojnë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet e barazisë e stabilitetin në vend”.

Ligji për gjuhët ka mbetur në Kushtetuese tash e pesë vjet, pas disa iniciativave që u parashtruan nga parti politike, shoqata dhe qytetarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Shqipëri vazhdon edhe sot, anulohet seanca e Kuvendit

Protesta në Shqipëri vazhdon edhe sot, anulohet seanca e Kuvendit

51 policë të lënduar nga protesta në Shqipëri

51 policë të lënduar nga protesta në Shqipëri

The Guardian: Protestat e studentëve në Shqipëri shndërrohen në të dhunshme, demonstruesit përleshen me policinë

The Guardian: Protestat e studentëve në Shqipëri shndërrohen në të dhunshme, demonstruesit përleshen me policinë

Rama reagon për protestat e dhunshme në Shqipëri: Opozita kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të kthehet kurrë

Rama reagon për protestat e dhunshme në Shqipëri: Opozita kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të kthehet kurrë

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Zhduket një vajzë e mitur në Prishtinë

Protesta në Shqipëri vazhdon edhe sot, anulohet seanca e Kuvendit

Protesta në Shqipëri vazhdon edhe sot, anulohet seanca e Kuvendit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Policia kap në flagrancë të dyshuarit për shitje të narkotikëve në Ferizaj

Përleshje fizike mes burrit e gruas në Prishtinë

Përleshje fizike mes burrit e gruas në Prishtinë

Prokuroria jep detaje për rastin e dhunimin në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për dhunim

51 policë të lënduar nga protesta në Shqipëri

51 policë të lënduar nga protesta në Shqipëri

Inter Miami fiton ndaj New York Cityt, asistojnë Messi dhe Suarez

Inter Miami fiton ndaj New York Cityt, asistojnë Messi dhe Suarez

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën