TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lufta në Ukrainë nuk pritet të ndikojë në turizmin e Shqipërisë dhe të Ulqinit

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Lufta në Ukrainë nuk pritet të ndikojë në turizmin e Shqipërisë dhe të Ulqinit

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, nga 5.6 milionë shtetas të huaj që kishin vizituar Shqipërinë, 110,205 ishin ukrainas, ndërsa 36,475 ishin rusë. Shqipëria hoqi vizat për rusët për sezonin turistik, duke iu dhënë leje qëndrimi për 90 ditë, në përpjekjeje për të tërhequr më shumë rusë në plazhet shqiptare.

Anëtari i Shoqatës së Unionit të Turizmit në Shqipëri, Kujtim Dervishi i tha KosovaPress-it, se përkundër ndikimeve të mundshme nga lufta, pritshmëritë janë që shifra e turistëve që do të kalojnë pushimet në Shqipëri të tejkalojë atë të sezonit të vitit 2019, sezoni i fundit para pandemisë dhe tërmetit që goditi disa zona bregdetare.

“Lufta në Ukrainë do të ndikojë edhe në turizmin shqiptar edhe në turizmin e Kosovës kuptohet ne bëmë hapjen e sezonës turistike në institucionet e shtetit shqiptar, ku kishim mjaft të ftuar nga e gjithë Shqipëria e sigurisht e bëmë aty për të treguar gjithë restoranteve, bujtinave dhe hotelerisë në Shqipëri, që turizmi i këtij viti, 2022-ës mendoj që do të jetë i suksesshëm pavarësisht luftës në Ukrainë. […] Unë nuk mund të flas me shifra konkrete por mendoj që do ta tejkalojë prurjen e vitit 2019, viti 2022 do të jetë mjaft i suksesshëm në turizmin shqiptar edhe të Kosovës. Ne po punojmë në drejtim që të realizojmë objektivat e vitit 2022”, tha ai.

Dervishi thotë se janë marrë të gjitha masat nga ana e autoriteteve shtetërore që të krijohen kushtet që turistët të kalojnë pushimet më të mira.

“Shqipëria edhe veçanërisht ministria e Turizmit shqiptar ka marrë masa kryesisht për mjedis të pastër, sepse pa mjedis të pastër turizmi nuk mund të zhvillohet, dhe kjo bën që ne po i paraprijmë e gjithë hotelieri shqiptare, pas kësaj pandemie, pas luftës, pas tërmetit në Shqipëri. Mendoj që ky vit më i suksesshëm për Shqipërinë”, tha ai.

Edhe Mali i Zi pret që mos të ketë shumë ndikim në turizëm situata në Ukrainë. Veçanërisht në qytetin e Ulqinit, i cili për kosovarët është një destinacion i preferuar për të kaluar ditët e verës.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga ka thënë se në këtë qytet edhe në vitet e kaluara nuk ka pasur shumë turistë nga Rusia dhe Ukraina prandaj nuk pret që situata atje të ndikojë shumë në numrin e pushuesve.

“Besoj se Ulqini do të jetë i goditur më pak se të tjerët, sepse ne në përgjithësi një përqindje jo të madhe. Kemi pasur turistë nga Ukraina dhe Rusia, dhe mbi të gjitha ne jemi fokusuar gjithmonë në rajonin tonë por edhe në shtete të tjera të Evropës Perëndimore, normalisht me Poloninë dhe Çekinë që janë mysafirë të rregullt në qytetin tonë pra mbi të gjitha respekti dhe atë në çfarë bazohemi është Kosova e cila tashmë tradicionalisht, ka disa vite e më shumë që e ka adresën e zgjedhur ku do t’i kalojnë pushimet, e që është Ulqini”, tha Hajdin Aga.

Sikurse në Shqipëri, ashtu edhe në Ulqin, peshën kryesore të turizmit të këtij viti, sipas përfaqësuesve të këtyre shoqatave, pritet ta mbajnë pushuesit nga Kosova si dhe shqiptarët nga vendet e tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Kosovës: Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët dhe organizatorët e parë të UÇK-së

Kuvendi i Kosovës: Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët dhe organizatorët e parë të UÇK-së

Njësitë e KFOR-it dhe K9 zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kosovë

Njësitë e KFOR-it dhe K9 zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kosovë

Kuvendi i LDK-së mbyll dyert: 355 delegatë do të vendosin për të ardhmen e Abdixhikut si lider

Kuvendi i LDK-së mbyll dyert: 355 delegatë do të vendosin për të ardhmen e Abdixhikut si lider

Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

29-vjetori i rënies së heronjve, Krasniqi: Ata ranë që Kosova të mos ndalet në rrugën e lirisë

29-vjetori i rënies së heronjve, Krasniqi: Ata ranë që Kosova të mos ndalet në rrugën e lirisë

Abdixhiku nis fjalimin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

Abdixhiku nis fjalimin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin të na shembej, rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën