TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKSHPK: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit është i pijshëm

by teve1
2 vjet ago
0
A A
IKSHPK: Uji nga kanali i Ibër-Lepencit është i pijshëm

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të hënën ka njoftuar se uji nga kanali i Ibër-Lepencit nga tani mund të përdoret për pije.

Sipas njoftimit rezultatet laboratorike për katër ditët e fundit kanë rezultuar brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar.

“Që nga dita e parë e ngjarjes së fundit në kanalin Ibër-Lepenc, datë 29.12.2024, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë (QRSHP) ka forcuar monitorimin e ujit për pije në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU”Mitrovica”, në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas dhe Shkabaj.

Nga data 29 nëntor deri me 06 dhjetor janë aplikuar restrikcionet në rrjetet shpërndarëse të këtyre dy kompanive si pasojë e veprimeve të ndërmarra për sanimin e gjendjes në kanal. Bazuar në të dhënat nga KRU “Mitrovica”  dhe KRU”Prishtina” me  aktivizimin e By-pass,  furnizimi  me ujë nga kanali Ibër-Lepenc është stabilizuar në të gjitha Impiantet e lartëcekura për trajtimin e ujit,  prandaj  që nga data 07.12.24 nuk ka pasur restrikcione që nënkupton furnizim me ujë për konsumatorët për nevoja  teknike (higjieniko-sanitare). IKSHPK gjatë këtyre ditëve nga të gjitha impiantet e lartëcekura ka marrë gjithsej 100 mostra të ujit për analiza fiziko-kimike, 100 për analiza bakteriologjike si dhe 13 mostra për analiza në metale të rënda (në ujin e pa trajtuar dhe ujin nga rrjeti shpërndarës).

Rezultatet laboratorike nga dy laboratoret , IKSHPK dhe QRSHP-Mitrovicë, për  katër ditët e fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 06-09 dhjetor-2024) rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes për të gjithë parametrat e kërkuar sipas UA 10/2021 ”Cilësia e Ujit të destinuar për konsum nga njeriu”. Prandaj bazuar në këto rezultate uji që nga sot (09.12.2024) mund të përdoret për pije”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm më 29 nëntor shkaktoi një çarje të madhe në murin e kanalit në një fshat të Zubin Potokut, duke e rrezikuar furnizimin me ujë dhe energji në pjesën më të madhe të vendit.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Aflatoksina M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2% të VITA-s

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

AKI dhe Prokuroria parandaluan spiunazhin ekonomik në Kosovë-përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Donjeta Sadiku siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Bordi i Paqes në Gaza po dështon, i thotë shefi i aleancës së ndihmës Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në Liqenin e Komanit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV: Aflatoksina M1 mbi nivelin e lejuar në qumështin UHT “Land” 3.2% të VITA-s

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Kroacia “kërcënon” të armatoset më shumë, nëse Serbia blen raketa sulmuese

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Nimani për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresoj të dalin me një emër për presidentin

Aktakuza e PSRK-së, si tentoi destabilizimin e Kosovës Famir Sheholli

AKI dhe Prokuroria parandaluan spiunazhin ekonomik në Kosovë-përgjimi i ri zbulon komunikimin mes Bojan Dimiqit dhe Fatmir Shehollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën