Kosova kohëve të fundit ka rritur aspiratat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Si synim kryesor ka anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s.
Për këtë të fundit, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Arbnor Sadiku, thotë se për shkak të procedurave, Kosova e ka të vështirë anëtarësimin në të.
Pikërisht për shkak të këtyre procedurave, njohësi i çështjeve të sigurisë, Sheqir Kutllovci thotë se gjasat më reale Kosova i ka për anëtarësim në Këshillin e Evropës, se sa në Partneritetin për Paqe.
Partneriteti për Paqe, është program i NATO-s, që synon krijimin e besimit midis shteteve anëtare të NATO-s dhe shteteve të tjera në Evropë. Ndërsa, Këshilli i Evropës, ku Kosova shihet që ka gjasa më të mëdha për anëtarësim, është një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë.
Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.