Breznica në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka treguar qëllimin e kësaj ekspozite.
“Qëllimi i ekspozitës “Dhuna nuk fshehët brenda mureve”, ka për qëllim që t’i vetëdijësoj qytetarët e Kosovës në lidhje me dhunën në familje ku mundën ta raportojnë dhunën, cilat janë përgjegjësit e institucioneve dhe akterëve të tjerë qeveritar dhe joqeveritar të cilët kanë për qëllim të ndihmojnë viktimat e dhunës në familje”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se gjatë pandemisë numri i rasteve të raportuara në familje është rritur për 40%.
“Ekspozita organizohet për herë të tretë këtë vit, d.m.th është organizuar në vitin 2019, 2020 dhe po vazhdon edhe në vitin 2022, arsyeja e vazhdimit të ekspozitës ka qenë se gjatë pandemisë numri i rasteve të raportuara në polici është rritur për 40%”, tha Breznica.
Sipas saj, “në vitin e kaluar ka pasur mbi 2000 raste të raportuara në Polici të dhunës në familje, ndërsa nga janari deri në mars të këtij viti ka pasur 709 raste”. /teve1.info/