Statovci në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se si hap i parë është konstituimi i komisioneve dhe fillimi i agjendës së planit të punës.
“Në faktikisht grupet e tilla udhëhiqen nga opozita, specifikisht aty ku jam anëtare udhëhiqet nga GP i LDK-së, po presim ftesën nga ana e kryesuesit të këtij Komisioni. Si hap i parë parimisht është konstituimi i komisioneve të tilla gjithashtu dhe fillimi i agjendës së planit të punës, pak a shumë një kornizë kohore se cilat do të jenë aktivitetet e para”, deklaroi ajo.
Po ashtu, Statovci thotë se LVV-ja është në gjendje gatishmërie që të fillojë punën e Komisionit.
“Ne jemi në gjendje gatishmërie të filloj kurdoherë. Ne jemi në pritje të ftesës dhe kemi parë që kanë vullnet të jashtëzakonshëm që të vazhdohet tutje me komisione, shpresojmë që ta kenë këtë vullnet edhe në mbarëvajtjen e punës. Kështu që si anëtarë të Komisionit jemi të gatshëm të jemi prezent” , theksoi ajo. /teve1.info/