TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kompania “Pastrimi” proteston sërish kundër tenderit të Komunës së Prishtinës

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
0
A A
Kompania “Pastrimi” proteston sërish kundër tenderit të Komunës së Prishtinës

Punëtorët e KRM “PASTRIMI”, protestuan sot para Komunë së Prishtinës duke shfaqur pa kënaqësitë  e tyre lidhur me fatin e kësaj ndërmarrje. Nga KRM “ Pastrimi”, kërkuan anulimin e tenderit për menaxhimin e mbeturinave nga operatori privat. Kurse nga ana tjetër Komuna e Prishtinës premtoi zgjidhje.

“7 ditë afat mos e ndal kthehemi prapë”.

E kështu edhe vepruan punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “ Pastrimi” duke protestuar përsëri para Komunës së Prishtinës.

Kjo pasi Komuna para ca ditësh u kishte premtuar zgjidhje por ajo nuk u realizua.

“Pasi që më të 22 ishim këtu protestuam, kërkesat tona i informuam Bekim Brestovcin të gjithë janë të informuar për gjendjen në të cilën gjendet ‘Pastrimi‘. Kërkesat tona i kemi dorëzuar edhe me shkrim na premtuan një javë ditë që i bie të premten e kaluar me na dhënë një përgjigje, përgjigje nuk kemi marrë, isha para dy dite prapë këtu nuk e takova askënd”, ka thënë kryetari i shoqatës “Pastrimi” Ardian Krasniqi.

Kërkesat sipas Krasniqit janë ende të njëjtat.

“Të hiqet rregullorja faqe 14 neni 16 pika 3, ku thuhet se Komuna e Prishtinës mund të angazhojë kompani tjera për të i ndihmuar kompanisë “ Pastrimi”, në rast të vështërsive gjatë operimit. Kjo nënkupton edhe heqjen e tenderit të cilën e ka shpallë Komuna për 16.5 milion. Tender ky që e ndanë Prishtinën në 6 llote. Operatori i vetëm i mbeturinave të jetë vetëm  KRM ‘Pastrimi’”.

Frika se do të mbesin pa punë ishte edhe këtë të mërkure e pranishme te punëtorët e KRM” PASTRIMI”.

“Këta të shkretë krejt kanë me mbet pa punë, për shkak politikës. Okupatori u kanë, masat e dhunshme janë ardh në këtë gjendje nuk na kanë lënë e sot vllaznia tonë mbesin pa punë”,ka deklaruar punëtori i kësaj kompanie.

“Stop më me këto korrupsione, me këto dallavere, të dërgojmë shtetin përpara, te dërgojmë pastrimin e qytetit përpara mos te zhytëm”, ka thënë Ahmet Hajdini-punëtorë në këtë kompani.

E në shenjë revolte, punëtorët sollën para Komunës edhe kamionët me të cilët punojnë.

“Ju kisha lut mundeni me ardh me pa gjendjen e automjetit nga afër . Faleminderit për mikpritjen që na ka bërë Komuna, që nuk janë të gatshëm me dal me i pa punëtorët e ‘Pastrimi‘ në çfarë gjendje janë më çfarë automjetesh operojnë”,ka deklaruar punëtori tjëtër, Sedat Rukovci.

Lidhur me fatin e punëtorëve të KRM “Pastrimi”, pas shpalljes së këtij tenderi , për televizionin ka folur drejtori i shërbimeve publike në kryeqytet, Bekim Brestovci.

“Po them që nuk ka asnjë arsye për asnjë brengë të asnjë punëtori të ndërmarrjes “ Pastrimi” sepse të gjithë ata do të mbesin në vendet e tyre të  punës , sepse për të gjithë ata në Komunën e Prishtinës do të ketë punë të mjaftueshme dhe kontrata të mjaftueshme të cilët atyre u sigurojnë tutje mirëqenien e tyre ekonomike dhe sociale”, ka thënë ai.

Në fund të protestës, punëtorët e KRM” Pastrimi” treguan se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Mbyllen dy ambulanca serbe në Skenderaj, Lista Serbe kërkon reagim nga ndërkombëtarët

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme, ky është rendi i dites

Nga sot në Qendrën për Pajisje me Dokumente do të punohet me orar të rregullt

MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në zonën Schengen

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja

Nga sot në Qendrën për Pajisje me Dokumente do të punohet me orar të rregullt

MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në zonën Schengen

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton disa Projektligje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën