TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Rama po synon ta falimentojë kompaninë “Pastrimi”

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
PDK: Rama po synon ta falimentojë kompaninë “Pastrimi”

Partia Demokratike në Prishtinë, ka akuzuar kryetarin e kryeqytetit Përparim Rama për keqmenaxhim të mbeturinave në Prishtinë.

Në një konferencë për media nga kjo parti kanë thënë Rama për tri vjet nuk ka investuar në kompaninë “Pastrimi” dhe se po synon falimentimin e saj.

Asambeilstja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gresa Lahu, theksoi se përveç mungesës së shërbimeve në grumbullimin e mbeturinave, mungesë ka edhe te mekanizmat veprues, siç janë kamionët dhe kontejnerët  .

“Udhëheqësit komunal në krye me Përparim Ramën dhe drejtorin e DSHP-së, Bekim Brestovcin, kanë tendencë të shtyjnë përpara vendime që jo vetëm e dëmtojnë xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e komunës, por në mënyrë direkte dhe të pakthyeshme i dëmtojnë edhe rreth 900 punëtorë të ndërmarrjes publike, duke i lënë ata të pa punë dhe duke e falimentuar ndërmarrjen “Pastrimi”, gjë që do të krijonte krizë socio-ekonomike në rreth 900 familje”, ka thënë ajo, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ndërsa, Granit Geci, asamblisti tjetër i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, shprehu shqetësimin e tij në mungesën e vullnetit dhe mbështetjen e Komunës së Prishtinës ndaj ndërmarrjes publike, e cila operon në kushte të vështira, gjendje kjo e krijuar qëllimshëm nga Komuna e Prishtinës, që t’ia japë më lehtë tenderin prej 16.5 milion eurosh operatorit privat në këtë veprimtari publike.

“ Kjo gjendje me menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë, sipas tij, është e qëllimshme që të favorizohet operatori privat, duke mos e harruar as faktin që Komuna e Prishtinës tash e 3 vite nuk e ka blerë as edhe një kamion të vetëm për ndërmarrjen publike dhe po i ruan kontinjerët e rinj për t’ia ofruar operatorit privat”, tha ai.

Punëtorët e kompanisë kanë protestuar të mërkurën para objektit të komunës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbushet me besimtarë, falin namazin e Bajramit

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë mbushet me besimtarë, falin namazin e Bajramit

Kurti: Bukoshi i ka bërë vend vetes në historinë e re të Kosovës

Albin Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Paçim mirësi, begati e mbarësi

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

Tërnava: Ruajtja e gjuhës shqipe është jetike, jostabiliteti politik po humb besimin e qytetarëve

Nesër moti deri në 27 gradë Celsius

​Parashikimi i motit

Sot festohet Kurban Bajrami

Sot festohet Kurban Bajrami

Qalaj: Nëse fiton PDK, zgjedhjet e radhës vetëm pas katër vitesh

Qalaj: Nëse fiton PDK, zgjedhjet e radhës vetëm pas katër vitesh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën