TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Radoiçiq ende i lirë, dëshmi e mungesës së gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Osmani: Radoiçiq ende i lirë, dëshmi e mungesës së gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

Në këtë takim, Presidentja Osmani e ka uruar atë për detyrën e re, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit në interes të përbashkët.

Sipas komunikatës së Presidencës, Osmani e ka prezantuar dëshmitë për lidhjen e Serbisë me sulmin e 29 nëntorit të këti viti dhe të 24 shtatorit të vitit të kaluar.

“Presidentja Osmani diskutoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, sulm ky që kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit. Ajo prezantoi para Presidentit Costa dëshmitë për lidhjet e Serbisë me këtë sulm, si dhe me sulmin e shtatorit të vitit të kaluar, i cili ishte akt agresioni ndaj Kosovës. Ajo shtoi se kryeterroristi që kishte zbatuar urdhërat e Beogradit zyrtar për sulme ndaj Kosovës, pra Radojqiç, akoma është i lirë dhe kjo dëshmon mungesën e gatishmërisë së Serbisë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për aktet e agresionit ndaj Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Osmani ka shprehur gatishmërinë e plotë të Kosovës për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar për hetimin e aktit terrorist kundër infrastrukturës vitale në Kosovë, gjersa i ka falënderuar BE-në,
SHBA-të si dhe shtetet e tjera të NATO-s, dhe përtej për solidaritetin e treguar dhe ndihmën e ofruar.

“Ajo potencoi se është shumë me rëndësi, që përveç hetimit, puna jonë e përbashkët të fokusohet edhe në parandalimin e sulmeve të reja”, thuhet tutje.

Osmani ka kërkuar heqjen e masave ndaj Kosovës duke shprehur angazhimin e Kosovës për përmbushjen e objektivave për anëtarësim në BE.

Ajo shtoi se Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave të saj të integrimit evropian, ndaj kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat në BE. Për më tepër, Presidentja nënvizoi se heqja e masave kufizuese do të ishte një mesazh i fuqishëm për Kosovën për të kontribuar në vlerat dhe vizionin e përbashkët të Bashkimit Evropian, duke argumentuar sërish se ato janë të padrejta dhe se e dëmtojnë më së shumti popullin e Kosovës, por edhe vet parimin e balancit dhe paanshmërisë në dialogun Kosovë-Serbi.

Tags: CostasSerbiaVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Votimi me kusht në 52 vendvotime, pesë më pak se në zgjedhjet e kaluara

​Votimi me kusht në 52 vendvotime, pesë më pak se në zgjedhjet e kaluara

Ministri shqiptar i sportit: Prishtina dhe Durrësi po ndërtojnë një histori të re për sportin mesdhetar

Ministri shqiptar i sportit: Prishtina dhe Durrësi po ndërtojnë një histori të re për sportin mesdhetar

Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ certifikon 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Forcat Speciale maqedonase defilojnë në Kumanovë, reagime për provokim ndaj shqiptarëve

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Ndryshe nga rajoni, Kosova nuk ka rënë pre e ndikimit kinez – ndikuan sanksionet e Qeverisë ndaj kompanive dhe produkteve nga Kina

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

KQZ certifikon 902 kandidatë të 21 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën