TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Indikacionet tregojnë se sulmi është kryer nga grupe profesioniste të dirigjuara nga Serbia

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti: Indikacionet tregojnë se sulmi është kryer nga grupe profesioniste të dirigjuara nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë për t’i informuar dhe diskutuar mbi sulmin e mbrëmjes së 29 nëntorit në Varagë të Zubin Potokut, në infrastrukturë kritike, në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit.

Në njoftim nga zyra e kryemistrit thuhet se përgjatë takimit Kurti theksoi se qëllimi i këtij sulmi ka qenë dëmtimi i prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të vendit, duke qenë sulmi i tretë në 72 orë kundër Republikës sonë, pas atyre të 26 dhe 28 nëntorit në stacionin policor në Zveçan dhe në afërsi të objektit të kësaj Komune.

Kryeministri Kurti tha se një sulm të tillë të ngjashëm ndaj infrastrukturës kritike e kemi parë pak ditë më parë edhe kundër infrastrukturës kritike të Ukrainës, e cila u sulmua nga raketat ruse.

Kurti tha se indikacionet tregojnë se sulmi është kryer nga grupe e persona profesionistë e të mbështetur e dirigjuar nga Serbia.

“Indikacionet tregojnë se sulmi është kryer nga grupe e persona profesionistë e të mbështetur e dirigjuar nga Serbia.Ai i informoi diplomatët prezentë se Policia po i zhvillon hetimet, gjersa tashmë ka të arrestuar të dyshuar të ndërlidhur me sulmin e përgjegjës për ekzekutimin e tij, si dhe dëshmi e prova materiale, ndër to edhe armë, eksplozivë e uniforma dhe emblema të njësive ushtarake ruse. Kryeministri nënvizoi se kriminelët e terroristët do të përballen me drejtësinë, me fuqinë e ligjit të drejtë të Republikës demokratike e të pavarur të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Kurti më tej, për rëndësinë e ekstradimit dhe arrestimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq.

“Kurti foli për rëndësinë e ekstradimit dhe arrestimit të kryekriminelit dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq i cili vazhdon të jetë i lirë në Serbi, duke organizuar e planifikuar me mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq, sulme në vazhdimësi ndaj Republikës së Kosovës. Serbia vazhdon të mbështesë grupet terroriste me armë, financa dhe logjistikë, që solli që pas sulmit në Banjskë të pasojnë edhe sulme të tjera, përfshirë edhe aktin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit”.

Gjithashtu, kryeministri shprehu dhe falënderimin e tij për të gjithë partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre ndaj Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Rambaja sheh sinjale për një marrëveshje LVV-LDK, thotë se opozita duhet ta propozojë presidentin

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

“InfoNata” 06.04.2026

“InfoNata” 06.04.2026

Kulla: Palestina do të njihet si shtet, me monitorim e garanci ndërkombëtare sikurse Kosova

Kulla: Trump po shfaq nervozizëm – Hormuzi i pakontrollueshëm

“Matrix” 06.04.2026

“Matrix” 06.04.2026

PDK mban konferencë për media

Protesta e studentëve në Shkup-PDK: E drejta për arsimim e vlerësim në gjuhën amtare, e garantuar me ligj

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

6 prilli i ‘99-ës në Kuçicë, fillimisht i vranë burrat e më pas i plaçkitën gratë

Pranverë e rëndë për bujqit

Pranverë e rëndë për bujqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën