TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: E rritëm numrin e të punësuarve, e luftuam krimin e korrupsioinin

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Kurti: E rritëm numrin e të punësuarve, e luftuam krimin e korrupsioinin

Kryeministri Albin Kurti është paraqitur sot përballë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku do të diskutohet për qeverisjen e tij katërvjeçare.

Kurti, ka thënë se kjo periudhë qeverisjeje ishte me përplot të arritura dhe me më shumë sfida se zakonisht.

Ai tha se ekonomia ka shënuar rritjen më të madhe në këto 3 vitet e fundit, që është 6.36 për qind e bruto produktit vendor.

“Kemi ulur borxhin publik, borxhin e kemi zbritur në nivelin prej vetëm 17 për qind apo për çerekun më të vogël, sesa që e kemi gjetur. Papunësia, që dikur ndjehej si një re e rëndë mbi familjet kosovare, sot ka rënë nga 25. 8 për qind në 10.7 për qind. Sfidë që na mbetet në këtë aspekt është aktivizimi më i madh i grave”, tha Kurti para deputetëve.

Sipas tij në ditën kur mori postin e kryeministrit në marsin e 2021-tës, kishte 350 mijë të punësuar e sot janë 430 mijë.

Tutje, ai tha se Qeveria e tij ka bërë mbështetje direkte në punësimin e 12 mijë grave.

“Pra 80 mijë më shumë, sesa në pranverën e vitit 2021. Dhe kjo është rritje prej 22 për qind e punësimit. Në anën tjetër, ne e dimë që nuk mjafton të krijosh vende pune, por është e domosdoshme që sektori privat të ketë rritje aktiviteti e shpresë për rritje të biznesit e ta riinvestojnë fitimin se ai shprehje e qartë e optimizmit në ekonomi që është faktor i rëndësishëm për zhvillim e në këtë aspekt kemi kaluar nga 12 miliard euro qarkullim në 22 miliard. Kemi bërë mbështetje direkte në punësimin e 12 mijë grave. Pagën minimale e kemi të re, 350 euro nga ajo që e kemi gjetur 130 e 170 euro”, vijoi fjalën e tij kryeministri.

Kurti tha se rritja ekonomike është duke iu falënderuar luftimit të krimit të organizuar korrupsionit.

Ai ka thënë se e di që janë kritikuar që nuk ka njohje të reja, por ka theksuar se nuk e kanë premtuar këtë në fushatë.

“Unë e di që jemi kritikuar pse nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni edhe një gjë: as liberalizimin e vizave, as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë. Në fushatë kemi thënë punësim dhe drejtësi. Pra, neve duhet të na matni krahasuar me zotimet tona që kemi dhënë në fushatën e vitit 2021 dhe në programin qeveritar më pastaj”, shtoi ai.

Qeverisja katërvjeçare e Qeverisë Kurti është tema e diskutimit që po zhvillohet sot në Kuvendin e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sipas Spahiut, a mund ta kalojnë AAK dhe Nisma pragun pa koalicione?

Sipas Spahiut, a mund ta kalojnë AAK dhe Nisma pragun pa koalicione?

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Spahiu: Ftesa me simbole të Kosovës nga Lista Serbe, legjitimon veprimet e Qeverisë në veri

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Tri pikë më shumë për Dritën, +400 mijë euro më shumë në arkë

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

Drita fiton vëllazëroren me Shkëndijën, futet në Top 8 të Ligës së Konferencës

“InfoNata” 27.11.2025

“InfoNata” 27.11.2025

Jashari: Intervistimi i Haxhiut nga Prokuroria, i turpshëm

Serbia zgjat konkursin për punësime, Jashari e vlerëson përpjekje për ndërhyrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

A ka pasur diskutime mes PDK-së dhe Nismës për një koalicion – tregon Mustafa

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën