TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku përkujton Aganin: Vazhdon të jetë inspirim për rrugëtimin tonë politik

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
23 vjet nga vrasja e Fehmi Aganit

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shkruar e vrasja e Aganit nga forcat serbe ka qenë hakmarrje e qëllimshme, shkruan teve1.info

“Sot, bëhen 23 vjet nga vrasja e ideologut, intelektualit dhe dijetarit të madh shqiptar, Prof. Fehmi Agani. Si shkrimtar, si gazetar, si politilog, si sociolog e mbi të gjitha si atdhetar i madh, profesor Agani ishte pjesë e gjeneratës së artë intelektuale e politike shqiptare në Kosovë gjatë fundshekullit të kaluar. Vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes sonë politike për liri e pavarësi. Ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës. Si e tillë, ajo u shndërrua shenjë e pafuqisë së aparatit represiv serb ndaj idesë sonë kolektive për liri e pavarësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje, ai ka thënë se Agani vazhdon të jetë inspirim për rrugëtimin politik të LDK-së drejt të ardhmes. /Teve1.info/

Postimi i tij i plotë:

Sot, bëhen 23 vjet nga vrasja e ideologut, intelektualit dhe dijetarit të madh shqiptar, Prof. Fehmi Agani. Si shkrimtar, si gazetar, si politilog, si sociolog e mbi të gjitha si atdhetar i madh, profesor Agani ishte pjesë e gjeneratës së artë intelektuale e politike shqiptare në Kosovë gjatë fundshekullit të kaluar.

Vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes sonë politike për liri e pavarësi. Ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës. Si e tillë, ajo u shndërrua shenjë e pafuqisë së aparatit represiv serb ndaj idesë sonë kolektive për liri e pavarësi.

Fehmi Agani ishte ndër figurat kryesore në krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shërbeu si nënkryetar i saj e si dorë e djathtë e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai ishte i urti i rrugëtimit të fuqishëm për liri e pavarësi. Jeta e tij, veprimtaria e tij politike, është pasuri kombëtare.

Ai u lind në Gjakovë në vitin 1932, ku dhe mbaroi shkollimin fillor. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit; ku dhe magjistroi në shkenca politike. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, në temën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”. Gjatë viteve 50-ta e 60-ta, ai punoi si profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë ishte i anagzhuar si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën “Rilindja”. Në vitet 60-ta nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik; për të përfunduar si dekan aty. Në vitin 1967, profesor Agani u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Fehmi Agani ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakul­tetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ai ishte krye­redaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema. Në fund të vitit 1989, ai së bashku me intelektualë e patritotë të kohës, themeloi lëvizjen më të madhe politike të shqiptarëve të Kosovës – Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pjesa tjetër është histori lavdie.

Sot, në përvjetorin e rënies së Prof. Fehmi Aganit, ne nderojmë dhe kujtojmë figurën, rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai vazhdon të jetë inspirim për rrugëtimin tonë politik drejt të ardhmes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Përballja e parë frontale e Z.O. të Llapit me forcat serbe” – Rrëfimi për “Betejën e Kaçandollit” në 28 vjetorin e saj

“Përballja e parë frontale e Z.O. të Llapit me forcat serbe” – Rrëfimi për “Betejën e Kaçandollit” në 28 vjetorin e saj

“Lirimi i Thaçit dhe autokolona serbe” – Interneti “vërshohet” nga lajme të rreme para aktgjykimit

“Lirimi i Thaçit dhe autokolona serbe” – Interneti “vërshohet” nga lajme të rreme para aktgjykimit

Aplikimet për konvikte -Mbi 2 mijë studentë aplikuan që në ditën e parë

Aplikimet për konvikte -Mbi 2 mijë studentë aplikuan që në ditën e parë

Flamujt e UÇK-së mbushin sheshin e Skënderajt, qytetarët në pritje të vendimit të Hagës

“Jam ndjerë i persekutuar deri sot” – Seanca e Apelit në rastin “Toka”

“Jam ndjerë i persekutuar deri sot” – Seanca e Apelit në rastin “Toka”

Aleanca pret vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Aleanca pret vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së

Macklemore jashtë turneut të Ed Sheeran pas deklaratave për Palestinën, këngëtari: “Vendimi nuk ishte imi”

Macklemore jashtë turneut të Ed Sheeran pas deklaratave për Palestinën, këngëtari: “Vendimi nuk ishte imi”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën