Sulmuesi Mohamed Salah duket se po e luan sezonin e tij të fundit me fanellën e skuadrës së Liverpoolit.
Salah ka thënë se më shumë “është jashtë sesa brenda klubit” dhe ka shprehur zhgënjimin e tij që drejtuesit e Liverpoolit ende nuk ia kanë ofruar rinovimin e kontratës që i skadon verën tjetër.
“Jemi pothuajse në dhjetor dhe ende nuk kam marrë ofertë për të qëndruar në klub. Kështu që, më shumë jam jashtë sesa brenda”, është shprehur sulmuesi 32-vjeçar.
Salah edhe këtë sezon po kalon formë të mirë, ku në 12 ndeshje kampionale ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 6 asistime kurse Liverpooli prinë në tabelë me 8 pikë më shumë se Manchester City.
Ai është pjesë e Liverpoolit prej verës së vitit 2017, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Roma, Chelsea, Fiorentina e Baseli.