TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet buxheti 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Miratohet buxheti 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndarje buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2025. Në votim nuk morën pjesë opozita, të cilët patën kritika për mostransparencë.

Pas një diskutimi rreth 5 orësh, kuorumi u arrit.

Kështu të enjten partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, votoi ndarjen buxhetore në lexim të dytë për vitin 2025 i cili kap shifrën 3.6 miliard euro.

Por këtë nuk e përkrahën partitë opozitare, të cilat paraprakisht kritikuan Qeverinë.

“Nuk ju vjen marre që para katër vitesh ju keni marrë votën tu i mashtrua. Kjo ka me qenë pamja më e turpshme e këtij kuvendi që sot një deputet nuk ka guxim me dal me thanë: jo Fitore, jo Fitore se sbon, nuk boni buxhet që i dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës me u votua në këtë Kuvend” , ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

“Keni parasysh jeni duke e ndërtuar një precedentë të rrezikshëm. Duke marrë parasysh që ligji për buxhetin është ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm për financat e shtetit, ne si grup parlamentar nuk do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, por i bëjmë thirrje presidentes së Republikës së Kosovës që të jetë në detyrën e vet Kushtetuese dhe të garantoj që ligji të kthehet në Kuvend dhe t’i plotësojë kriteret e duhura” , ka thënë Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Ky është buxheti i 6, që e sjell në Kuvend kryeministri Albin Kurti, dhe është buxheti i 6 që askush asnjë deputet i vetëm, nuk mund ta vendos një amendament një presje dhe një program i cili do të reflektonte” , ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

E mazhoranca nuk i përkrahi amandamentet e PDK-së.

Debati u acarua mes deputetit të pavarur, Haki Abazi dhe Gani Krasniqit nga LVV.

“ Me sabotua gjithkon që është kundër juve, nuk është në rregull kjo punë. Qytetari duhet me kuptu nuk mundemi me ju dhënë buxhet për me vazhdu ju me financu makinerinë propagandistike, fashiste të fejsbukut kundër deputetëve”  , ka thënë deputeti i pavarur, Haki Abazi.

“Nuk jom këtu unë edhe asnjëri tjetri për të na mbajtur moral se kush është Haki Abazi, i cili doli foli për fashizmin, e për gjitha tjerat. Lutem secili që del të fol për vete, ja garanton Kushtetuta, e jo këtu të thirret me emër e mbiemër, aq më pak Haki Abazi që ja njoh edhe plancin e tij”, ka thënë deputeti i LVV-së, Gani Krasniqi.

“Fol këtu qartazi për çka e ki fjalën, fol me fakte, secilin fakt. Absolutisht se ti çfarë po thu po konfirmon fushatën fashiste të kontrabandës dhe lajmeve të rrejshme që keni lëshua nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Abazi.

Në votimin e buxhetit për vitin 2025, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK lëshuan paraprakisht sallën dhe nuk morën pjesë në votim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizren, një qytetar gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Prizren, një qytetar gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Lushtaku pas incidentit në Skenderaj: Pushteti i Albin Kurtit tentoi që të më sulmoj

Raportohet se Sami Lushtaku është paraqitur për intervistim në Policinë e Skenderajt

Gërvalla: Shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Gërvalla: Shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

Gjykata në Ferizaj dënon me 11 muaj burg e 5 vjet ndalim ushtrimi të profesionit edukatoren për keqtrajtimin e dy fëmijëve në kopsht

Dardan Berisha bëhet gati për periudhën pas basketbollit, pjesë e programit TIME-OUT të FIBA-së

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Lushtaku pas incidentit në Skenderaj: Pushteti i Albin Kurtit tentoi që të më sulmoj

Raportohet se Sami Lushtaku është paraqitur për intervistim në Policinë e Skenderajt

Gërvalla: Shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Gërvalla: Shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

U dorëzua dje në polici, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosje në Ferizaj

Gjykata në Ferizaj dënon me 11 muaj burg e 5 vjet ndalim ushtrimi të profesionit edukatoren për keqtrajtimin e dy fëmijëve në kopsht

Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake

Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën