Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot në ora 09:30, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do tu adresohet deputetëve.
Në fjalimin vjetor të saj, e para e shtetit do të shpalos punën e saj dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova.
Pas kësaj seance është parapa edhe një seancë tjetër në ora 10:00 ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.