TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Katari shpërblen shoqatën “Bereqeti” me objekt të ri

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Katari shpërblen shoqatën “Bereqeti” me objekt të ri

Të mërkurën kryeministri i vendit Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes të selisë së Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” në Lipjan. Kryeministri Kurti tha se ky është një hap i rëndësishëm për personat në nevojë duke falënderuar Katarin për investimin deri sa shtoi se qeveria ka përkrahur Shoqatën “Bereqeti” me gjysmë milioni euro. Myftiu i Kosovës, Naim Ternava deklaroi se bamirësia është detyrim fetar për të varfrit. Drejtori për Çështje Fetare pranë ministrisë për Çështje Fetare dhe Vakëf, Muhamed El Gjeber Meheni tha se vlera e këtij projekti është 580 mijë euro.

Erdhën nga Katari për zyrtarizimin e një projekti në Kosovë.

Bashkë me myftiun e Republikës së Kosovës nga Bashkësia Islame e pritën edhe kryeministrin e vendit.

Të mërkurën në Lipjan u bë hapja e selisë së re të Shoqatës Bamirëse “Bereqeti” ku  edhe u pre shiriti.

E nga afër panë edhe objektin nga ku do të furnizohen familjet e cenuara ekonomikisht, duke nisur nga veshmbathje dhe ushqime esenciale.

Myftiu Ternava tha se bamirësia në Islam është detyrim dhe moral.

“Në islam kujdesi për të varfrit është një detyrim moral dhe fetar. Vakfi është një bamirësi rrjedhëse e pandërprerë e përhershme e cila sjellë dobi për komunitetin dhe shpërblim të përhershëm për donatorin. Vakëfi është mekanizëm i fuqishëm për zbutjen e varfërisë dhe përmirësimin e jetës së skamnorëve” , ka deklaruar ai.

Në fjalimin e tij, kryeministri i vendit Albin Kurti tregoi përkrahjen e qeverisë për shoqatën “ Bereqeti”

“ Në kuadër të mbështetjes të pakos së ringjalljes ekonomike Bereqetin e kemi mbështetur me 395 mijë euro për shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë e gjithashtu në kuadër të kuzhinave popullore, Bereqeti dega në Pejë e kemi mbështetur me 70 mijë euro, në Mitrovicë 74 mijë euro, e në total nga pakoja për ringjallje ekonomike shoqatës bamirës “Bereqeti” i kemi dhënë mbi gjysmë milioni euro. Saktësisht, 539 mijë euro”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, drejtori për Çështje Fetare pranë kësaj ministrie në Katar, Muhamed El Gjeber Meheni tha se shifra e këtij projekti nga Katari është 580 mijë euro.

“ Jemi të nderuar që jemi pjesëmarrës në inaugurimin e këtij projekti, ta magazina, dhe të dhomave të frigoriferëve për ruajtjen e mishit të Kurbanit me një shumë prej 580 mijë euro, kjo është kostoja që ka kushtuar për këtë projekt. Të jetë vakëf për Zotin të cilin e financoj ministria për Çështje Fetare dhe Vakëfeve të Katarit” , tha ai.

Pas përfundimit të kësaj ceremonie, u vizitua edhe pjesa tjetër e objektit ku janë edhe frigoriferët për ruajtjen e mishit të Kurbanit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën