TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A mund të rishikohet Ligji për Këshillin e Sigurisë pasi presidentja tha se cenon sigurinë kombëtare?

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
A mund të rishikohet Ligji për Këshillin e Sigurisë pasi presidentja tha se cenon sigurinë kombëtare?

Presidentja Osmani ktheu për shqyrtim në Kuvend dy ligje, një nga to ishte ai për Këshillin e Sigurisë. Në arsyetimin e të parës së shtetit thuhet se cenon rëndë sigurinë kombëtare. Ky veprim i saj po mirëpritet nga opozita e njohës të fushës.

Presidentja, Vjosa Osmani për herë të parë gjatë mandatit të saj ka kthyer ligje në Kuvendin e Kosovës për rishikim.

Bëhet fjalë për Ligjin për Këshillin e Sigurisë, ku presidentja ka refuzuar ta dekretojë një ligj të tillë për shkak se ka vlerësuar se cenon sigurinë kombëtare.

“Ligji i miratuar nga Kuvendi ka fshirë të gjitha dispozitat e ligjit paraprak, respektivisht kreun II me të cilin rregullohet mandati, funksionimi, kompetencat dhe përbërja e Këshillit në gjendje të jashtëzakonshme. Si rrjedhojë e kësaj dhe mungesë të një ligji tjetër në fuqi i cili do të rregullonte këtë fushë, funksionimi i Këshillit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme mbetet krejtësisht i pa rregulluar, duke rrezikuar kështu drejtpërdrejt sigurinë kombëtare të shtetit tonë.”

Këtë veprim të presidentes po e përshëndesin edhe nga opozita.

Deputetja Ganimete Musliu thotë se nuk do ta ndryshojnë qëndrimin ndaj këtij ligji, derisa kërkon reflektim nga ana e ekzekutivit.

“Ata që e kanë hartuar dhe kanë bërë plotësim-ndryshimin e ligjit e kanë ditur saktësisht se çka duan të arrijnë me këtë ligj. Ndërsa deputetët e shumicës parlamentare janë thjesht një makineri votuese e cila i bindet kreut të LVV-së dhe voton pa u nalë me studiu materien e ligjit dhe pa mendu për dëmet që ia shkakton Kosovës, jo rastësisht kemi një shumicë parlamentare të tillë”, ka thënë ajo.

E nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se ky veprim i Osmanit është i domosdoshëm dhe brenda mandatit të saj.

Hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala tregon procedurat në rast se Kuvendi vendos ta miratojë të njëjtin projektligj pa ndryshime.

“Presidentja e Kosovës është palë e autorizuar për Gjykatë Kushtetuese dhe që në rastin konkret nëse Kuvendi nuk reflekton, e unë besoj që do duhej të reflektonte përballë kësaj situate atëherë Presidentja si palë e autorizuar mund ta inicojë rastin për vlerësimin e kushtetueshmërisë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka thënë ai.

Tëvë1 për këtë çështje ka tentuar të marrë një qëndrim nga qeveria, porse gjatë ditës të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, Osmani ka kthyer për shqyrtim edhe Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit duke përdorur të drejtën e vetos.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën