Shumë prej tyre erdhën pa asgjë përveç rrobave që kishin veshur, thanë zyrtarët, dhe tani po merrnin ndihmë, përfshirë mbështetje psikologjike, raporton BBC, transmeton teve1.info
“Ne shpresojmë të vazhdojmë të shpëtojmë njerëz nga Azovstal, nga Mariupol. Ka ende civilë atje. Gra, fëmijë,” tha Zelensky.
“Për t’i shpëtuar ata, ne duhet të vazhdojmë armëpushimin. Pala ukrainase është e gatshme ta sigurojë atë.
“Duhet kohë për të nxjerrë njerëzit nga ato bodrume, nga ato strehimore nëntokësore,” shtoi ai. “Në kushtet aktuale nuk mund të përdorim pajisje speciale për pastrimin e mbeturinave. Gjithçka bëhet me dorë.”