Nis ceremonia zyrtare e pritjes së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski nga kryeministri, Albin Kurti.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot mbledhje të përbashkët në Prishtinë.
Zyra e kryeministrit, Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët. Sipas agjendësm në 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.
Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.
Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit. Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.