TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Biden lejon Ukrainën të përdorë armët amerikane brenda Rusisë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Biden lejon Ukrainën të përdorë armët amerikane brenda Rusisë

Presidenti Joe Biden ka autorizuar Ukrainën të përdorë një armë të fuqishme amerikane me rreze të gjatë për sulme të kufizuara brenda Rusisë në përgjigje të vendosjes së mijëra trupave të Koresë së Veriut për të ndihmuar Moskë në luftën ndaj Ukrainës.

Referuar dy zyrtarëve të lartë amerikanë, mediat amerikane bëjnë të ditur se lehtësimi i kufizimeve për lejimin e Kievit për të përdorur Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë, ose ATACMS, për të goditur objektivat brenda Rusisë është një ndryshim i rëndësishëm në politikën e SHBA-së dhe vjen pasi rreth 10 mijë trupa elitë të Koresë së Veriut janë dërguar në Kursk, një rajon i Rusisë përgjatë kufirit verior të Ukrainës, për të ndihmuar forcat e Moskës të rimarrin territorin e fituar nga Ukraina.

Administrata Biden druhet se Koreja së Veriut mund të dërgojë edhe më shumë forca drejt Rusisë për të luftuar në Ukrainë.

Vendimi i Bidenit, i paraprin rikthimit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili ka sinjalizuar se synon t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, megjithëse nuk ka ofruar detaje se si do ta bëjë këtë.

Një prej zyrtarëve amerikanë tha se masa synon pjesërisht të pengojë Phenianin nga dërgimi i më shumë trupave.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duhet të kuptojë se vendosja fillestare ka qenë një gabim “i kushtueshëm”, tha zyrtari, i cili si të tjerët të intervistuar për këtë histori foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Përpjekja fillestare e Ukrainës pritet të fokusohet rreth rajonit të Kurskut, megjithëse mund të zgjerohet. Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni nuk kanë pranuar të japin komente mbi këtë çështje. Po ashtu edhe zyra presidenciale e Ukrainës.

Deri kohët e fundit, administrata Biden kundërshtoi me vendosmëri që Ukraina të gjuante ATACMS në territorin rus, duke paralajmëruar se masa mund të çonte në përshkallëzim nga Kremlini që ishte jashtë proporcionit me përfitimet e tij në fushën e betejës.

Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin “po teston Perëndimin, NATO-n dhe madje edhe Korenë e Jugut, duke vëzhguar përgjigjen e tyre ndaj forcave të Koresë së Veriut që i bashkohen fushatës së tij”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetin social, ‘X’ në fund të muajit të kaluar.

“Nëse përgjigja është e dobët, duhet të presim që numri i ushtarëve të huaj në tokën tonë të rritet”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Irani thotë se SHBA-të i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe

​Irani thotë se SHBA-të i janë përgjigjur propozimit të tij të fundit për paqe

Nis Samiti Politik Europian, Rama: Nuk gjej fjalët të shprehem për rëndësinë e ditës së sotme

Aksidenti në Durrës ku vdiqën dy fëmijët, Rama: Zoti u dhëntë forcën prindërve

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi ka qenë problematik, jemi ankuar

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Rama drejt Armenisë, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Dyshohet për sulm seksual përmes mesazheve, arrestohet një person në Klinë

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Bastisen dy lokacione në Lipjan, sekuestrohet armë e municion

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Hetohet vdekja e një gruaje në Fushë-Kosovë

Biden nënshkruan direktivë mbi përdorimin e inteligjencës artificiale për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Kosova e Shqipëria, ndër vendet me përdorimin më të lartë të IA gjeneruese në Evropë

​“Bruhi” dhe “zorra qorre” operacionet më të shpeshta te fëmijët

Sot lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Diell dhe temperatura deri në 22°C

Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Merz për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania: E ekzagjeruar, por nuk është diçka e re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën