TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komuna e Prishtinës po planifikon edhe një seancë të jashtëzakonshme për buxhetin

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
MAPL anulon vendimet e mbledhjes së qershorit nga Kuvendi Komunal i Prishtinës

Në mungesë kuorumi, Komuna e Prishtinës po dështon të votojë buxhetin për vitin 2025 – në vlerë prej 128 milionë euro.

Nëse miratimi i buxhetit nuk bëhet deri në dhjetor atëherë ky institucion do të përballet me vështirësi në kryerjen e investimeve kapitale. Ngecja e këtij procesi rrezikon edhe shpërndarjen e kuvendit.

Një seancë e jashtëzakonshme për të votuar buxhetin po planifikohet të thirret këtë muaj, derisa partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje – deri tash nuk kanë votë për miratimin e këtij buxheti.

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj thotë për KosovaPress se pret që partitë opozitare të dakordohen për miratimin e buxhetit.

Afati i rregullt për votimin e buxhetit ishte deri më 30 shtator. Ndërkaq, kërkesa për ndarje buxhetore mund të bëhet më së largu deri në pranverë të 2025-ës.

“Po planifikojmë të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme ta votojmë buxhetin, duke përfshirë edhe partitë e tjera politike, sepse ne kemi nevojë që buxheti të votohet nga të gjithë. Aktualisht nuk kemi shumicë politike në Prishtinë. Andaj votimi i buxhetit varet edhe nga partitë opozitare – Vetëvendosje dhe PDK. Ne po presim, kemi komunikim me ata, po presim që të bëhemi bashkë dhe ta votojmë buxhetin”, thotë Zogaj.

Gati që një vit kryetari i Prishtinës, Përparim Rama po qeverisë me pakicë. PDK – që ishte partner koalicioni – ishte larguar zyrtarisht në fillim të këtij viti.

“Jemi shumë të hapur për ndryshime, ne po i ftojmë partitë opozitare të vijnë me rekomandimet e tyre ku i fusin projektet e përbashkëta në buxhet dhe po e votojmë buxhetin. Kemi pasur disa komunikime gjatë këtyre javëve të fundit dhe besojmë që do ta arrijmë një marrëveshje për ta votuar buxhetin. Seanca gjatë nëntorit do të thirret gjithsesi. Në qoftë se nuk votohet buxheti atëherë hyjmë në një fazë në një fazë jo stabile për Prishtinën. Sepse në rastin më të keq mund të shkohet edhe në zgjedhje për asamblenë e Prishtinës”, potencon Zogaj.

Në anën tjetër, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Osmani e sheh si të pakuptimtë kalimin e buxhetit aktual pasi sipas tij nuk i përmban as “premtimet e vetë fushatës së kryetarit Përparim Rama”.

“Jemi të gatshëm të kontribuojmë për çdo projekt, çdo nismë që vjen në të mirën e qytetit. Projektbuxheti për vitin 2025 nuk është i tillë, nuk ka dhënë shembuj deri më tani që është funksion të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të Prishtinës. Prandaj ne nuk kemi votë deri tash pro këtij projektbuxheti…Në buxhet nuk ka ndërhyrë dhe është i njëjti draft që na ka ardhur në adresat tona elektronike. I tërë buxheti nuk ka kuptim të kalojë si i tillë, për arsye se vërejtja jonë e parë është që nuk i ka të paraqitura ose nuk i përmban as vetë premtimet e vetë fushatës së tij. Ka buxhet më pak se vitet e kaluara”, thotë Osmani.

Ndërkaq, shefi i asamblistëve i PDK-së, Leutrim Retkoceri kërkon transparencë në projektet buxhetore.

“Nuk i ka bërë dëgjimet publike me kohë dhe nuk e ka sjellur me kohë buxhetin para Kuvendit Komunal. Sa i përket qëndrimit të grupit të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të kryeqytetit, ne kemi thënë se jemi të gatshëm të ndihmojmë atëherë kur në qendër të buxhetit është qytetari i kryeqytetit, përfshihen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Krejt çka kemi këtu është që draft buxheti të bëhet publik në dëgjim publik me qytetarët siç e kërkon ligji dhe e dyta kemi kërkuar të bëhen publike projektet që janë të parapara në këtë draft buxhet. Asnjëra nga to nuk ka ndodhur nga kryetari i komunës, Përparim Rama”, thekson Retkoceri.

Hulumtuesi i lartë në INPO – organizatë që monitoron punën e komunës , Diellor Gashi thotë për KosovaPress se ka pasur një vonesë prej ekzekutivit në dorëzimin me kohë të buxhetit në kuvend.
Gashi rendit pasojat të cilat mund t’i shkaktohen Komunës së Prishtinës nëse nuk miratohet buxheti brenda këtij viti.

Ai thotë se gjashtëmujori i parë i viti 2025 mund të kalojë pa investime kapitale për shkak të vonesës së procedurave të prokurimit publik për investime kapitale.

“Një prej pasojave kryesore është edhe vlera më e ulët e buxhetit që është planifikuar në vitin 2025 dhe kjo reflekton në një shumë prej afërsisht 11 milionë euro…Në qoftë se buxheti ka vonesa të vazhdueshme dhe nuk aprovohet tash këtë vit, por do të mbetet për vitin tjetër, atëherë komuna do ta ketë të vështirë në kryerjen e investimeve kapitale. Të vetmet shpenzime që do të mund t’i bëjë janë në kategorinë pagave dhe komunalive. Për shkak të procedurave administrative dh dokumenteve përcjellëse financiare, edhe nëse aprovohet deri më datën 1 mars, për komunën do të jetë e vështirë implementimi i projekteve të planifikuara vitin tjetër, për shkak që merr kohë edhe dorëzimi i planit të rrjedhës së parasë në Ministri të Financave. Pastaj planit të prokurimit. Shtuar edhe faktin që investimet kapitale i nënshtrohen procedurave të prokurimit publik që çon tek ajo që gjashtëmujori i parë i vitit 2025 në rast se aprovohet buxheti vitin tjetër do të jetë i paefektshëm në raport me investimet apo planifikimet për projektet e komunës”, thotë Gashi.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje lokale, Kuvendi i Komunës konsiderohet jofunksionues nëse: nuk e zgjedh kryesuesin, tridhjetë ditë pas themelimit; nuk miraton statutin e saj brenda gjashtëdhjetë ditësh pas themelimit; nuk miraton buxhetin sipas afatit të paraparë me ligjin përkatës; ose nuk mban mbledhje për një periudhë më të gjatë se gashtë muaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Vritet një person në Prishtinë

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: Kurti me 100 eurot për qytetarët nuk po e blen votën, po e ndihmon popullin

Mehmeti: VLEN-i e kërkoi tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni

Mehmeti: VLEN-i e kërkoi tërheqjen e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Mehmeti kritikon Kurtin për mospërkrahjen e studentëve në Shkup: Do tu lë përshtypje ndërkombëtarëve

Studentët shqiptarë në Shkup i shprehin kongresmenit amerikan shqetësimet për Jurisprudencën

Studentët shqiptarë në Shkup i shprehin kongresmenit amerikan shqetësimet për Jurisprudencën

Vritet një person në Prishtinë

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën