Faton Bislimin, anëtar i Bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane ka vlerësuar se Kosova nuk e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme administrate e presidentin të SHBA-së Joe Biden gjatë mandatit të tij 4 vjeçar.
Bislimi ka thënë se duke ditur involvimin e Biden në çështjen e Kosovës që ka pasur qysh nga vitet e 90-ta ka qenë një mundësi e rrallë për Kosovën që të ketë një përkrahës të tillë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ka pas mundësi të bëhet shumë më shumë. Kemi pas një rasat unik në 4 vitet e presidencës së Biden që të arrijmë më shumë për interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Kosovës, ngase Biden ka qenë një person historikisht i involvuar me Kosovën. Besoj që ka qenë një mundësi e rrallë për neve që ta kemi një përkrahës si Biden në zyrën ovale për 4 vite. A kemi shfrytëzuar majaftueshëm besoj që jo”, ka thënë Bislimi në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Qytetarët amerikanë të martën do të zgjedhin presidentin e ri, mes kandidatëve Donald Trump dhe Kamala Harris, ndërsa Bislimi ka thënë se nëse në pushtet rikthehet Trump do të ketë qasje të ndryshme.
Ai ka thënë se qasja e tij është parë edhe në mandatin e kaluar të ish-presidentit Trump.
“Ne kemi parë qasjen e ndryshme të presidentit Trump në mandatin paraprak, ka një dallim esencial mes republikanëve dhe demokratëve. Demokratët historikisht janë multilateralist, me fjalë tjera ata dëshirojnë që edhe problemet madhore ndërkombëtare por edhe ato dy paleshe t’i zgjidhin duke arrit të kënaqin sa më shumë subjekte të involvuara në një temë. Republikanët kanë një qasje shumë më unilateraliste sipas interesit të tyre direkt pa u lodhur se cfarë mendojë të tjerët”, ka thënë Bislimi.
Sondazhet e fundit tregojnë për një garë të ngushtë mes dy kandidatëve për president.