Mbrëmjen e së enjtes në Lagjen e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës, dyshohet se janë vendosur pamflete të gjuhës serbe në pllakën përkujtimorë të heroit, Avni – Kushtova- Hajredini. Për këtë ka reaguar djali i tij, Donik Hajredini i cili me disa persona ka dalë në vendin e ngjarjes ku më pas janë provokuar nga disa qytetarë të komunitetit serb ku edhe ka ndërhy Policia e Kosovës. Donik Hajredini thotë se janë provokuar edhe me laser nga serbët lokal, ndërkaq nga Policia e Kosovës thonë se nuk prova për të hapur rast ndërkaq janë intervistuar për nxitje të urrejtjes disa persona.
Në një pllakë përkujtimore të dëshmorit, Avni- Kushtova- Hajredini, dyshohet se u vendosen pamflete në gjuhen serbe dhe një flamur mbi emblemën e UÇK-së.
E djali i dëshmorit Kushtova, Donik Hajredini thotë se për këtë arsyeje dolën në vendin e ngjarjes, ku edhe u provokuan pastaj nga serbët lokalë, që sipas tij, ndërhyri edhe policia e Kosovës për të mos u ngjallur tensione ndër-etnike.
“Kur kam ardhë këtu e kemi lajmëruar policinë , kemi pas edhe kërcënime na vendosshin laserët në gjoks nga ajo pjesa andej, isha me djalin e vogel katër vjeç, vëllai, shoqja. Pastaj kur e kom pa lajmin, kam hy live në facebook kanë ardhë qytetarë. Por kanë dal edhe andej disa serb na kanë provokuar për mos me u bë më e madhe ka ndërhy policia”, tha djali i dëshmorit, Avni Hajredini.
Por nga policia e Kosovës thonë ndryshe.
Zëvendës-drejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se në vendin e ngjarjes nuk ka pas rast për hetim në veprën penale nxitje e urrejtjes, deri sa ka një thirrje për qytetarët.
“Edhe pse Policia e Kosovës ka shkuar aty nuk ka pas elemente me hap rast, ne e kemi pas një shqetësim nga qytetarët aty, dhe një mbledhje të njerëzve. Ne kemi një porosi për qytetarët se Policia e Kosovë është institucion për zbatim të ligjit në krejt veriun e vendit për neve nuk ka rëndësi a janë shqiptar a serb, ne e zbatojmë ligjin për të gjithë njëjtë”, the Elshani.
Elshani theksoi se pas këtij rasti, ndaj veprimeve të tilla do të reagohet më ashpër, për të mos u krijuar tension ndër-etnike.
“Në rast se do kemi të bëjmë me raste të tilla, të ngjashme, ne me siguri do të jemi më të ashpër, ne do të reagojmë ndaj qytetarëve që tentojnë me marrë ligjin në duar të veta, nuk ka vet-gjyqësi”, tha ai.
E kryesuesi i kuvendit komuna të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin i cili edhe banon në këtë lagje, thotë se dikush po tenton të krijojë tensione në kohën e brishtësisë së situatë në veri.
“Skenarët po përgatiten vetë janë aktor, vet e dramatizojnë situatën në momentet jo vetëm të këtyre pamfleteve por edhe përmes portaleve përmes incizimeve që po shpërndahen në rrjetet sociale të Facebook edhe në të tjera mënyra por siq thash, njerëzit duhet të jenë të qetë në këtë situatë”, tha Ugljanin.
Televizioni ka mësuar nga burimet se këto pamlefte të cilat po vendosen kohëve të fundit në veri, janë të partisë së Aleksandër Arsenijeviq.
Policia e Kosovës për këtë rast ka intervistuar katër persona të dyshuar për nxitje të urrejtjes, ndërkaq pritet të intervistohen edhe disa të tjerë.