TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputetët gjermanë thonë se po punojnë që Kosova të anëtarësohet në KiE

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Votohet opinioni që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Deputetet e Bundestagut gjerman tregojnë mes tjerash se Gjermania është duke u angazhuar për t’i ndihmuar Kosovës të siguroj mbështetjen e shumicës në Komitetin e Ministrave për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Pavarësisht faktit se më 16 Prill të këtij viti, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti raportin e Dora Bakoyannis, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Kosova nuk gjeti mbështetje të mjaftueshme në Komitetin e Ministrave.

Shtetet kryesore brenda Këshillit të Evropës kërkuan në fund që shteti më i ri në Evropë të ndërmarrë hapa konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Por, në këtë rrugë Kosova nuk është vetëm.
Deputeti liberal gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, thotë se Gjermania është duke punuar seriozisht që t’i ndihmoj Kosovës ta siguroj mbështetjen e shumicës për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Gjermania është njëra shtetet që më së shumti e mbështet Kosovën. Ishim ne që e shtymë Kosovën për të aplikuar në Këshillin e Evropës, sepse ne mendojmë që Kosova e ka vendin aty. Fatkeqësisht kur erdhi momenti për të votuar patëm frikë se Kosova nuk e kishte shumicën, andaj ne sugjeruam që aplikimi të shtyhej për një kohë tjetër. Ua garantoj që Gjermania është duke punuar në këtë drejtim për t’i ndihmuar Kosovës ta siguroj shumicën për tu anëtarësuar në Këshill”, shprehet deputeti gjerman Thomas Hacker.

E deputeti tjetër gjerman, Boris Mijatoviç, shprehet i befasuar që Kosova nuk gjeti mbështetje të mjaftueshme herën e fundit për tu anëtarësuar në KiE.

Ai thotë se kur të sigurohet mbështetja e shumicës do të caktohet një datë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill.
“Ishim të befasuar kur pamë disa shtetet që nuk ishin të gatshme në atë moment ta mbështetnin Kosovën për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Pra diskutimet për këtë çështje janë duke vazhduar mes shteteve anëtare në Këshillin e Evropës. Kur të sigurohet mbështetja e shumicës atëherë do ta caktohet edhe një datë. Konsideroj se kjo është një çështje duhet të trajtohet me shumë seriozitet”, shprehet Mijatoviç.

Në anën tjetër Serbia ka lobuar aktivisht kundër Kosovës në këtë proces, duke e shkelur kështu Marrëveshjen e Ohrit.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.

Tags: deputetet gjermanekieKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, shkak niveli i turbullirave në Ibër-Lepenc

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Arrestimet në BKS, Prokuroria në Prizren në ora 14:00 jep detaje

Arrestimet në BKS, Prokuroria në Prizren në ora 14:00 jep detaje

AME: Situata me vërshimet po përmirësohet, por bora dhe ngricat sjellin vështirësi të reja

AME: Situata me vërshimet po përmirësohet, por bora dhe ngricat sjellin vështirësi të reja

Disa lagje në Prishtinë mbesin pa ujë

Reduktime të ujit në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, shkak niveli i turbullirave në Ibër-Lepenc

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Asllani tejkalon lëndimin, gati për Çekinë

Asllani në La Liga, te Girona

Xhaka lutet për Kosovën

Xhaka lutet për Kosovën

Prishtina nuk ndalet, forcohet me suedezin Clarance

Prishtina nuk ndalet, forcohet me suedezin Clarance

Rubio planifikon takim me zyrtarë danezë për interesin e SHBA-së në Grenlandë

Rubio planifikon takim me zyrtarë danezë për interesin e SHBA-së në Grenlandë

Wilson rikthehet në Kosovë, firmos me Vëllaznimin

Wilson rikthehet në Kosovë, firmos me Vëllaznimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën