Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin fizik mbi kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Haradinaj ka kërkuar që drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve të zbardh motivet e sulmit dhe të jetë pakompromis në ndëshkimin e tyre.
“Qyqar e skajshmërisht i dënueshëm sulmi fizik mbi kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin! Drejtësia, pas arrestimit të sulmuesve, të zbardh motivet e këtij sulmi dhe të jetë e pakompromis në ndëshkimin e tyre! Dhuna të goditet në kokë e dhunuesit të rrijnë prapa hekurave. Lehtësues lajmi që Kryetari Muhaxheri është mirë me shëndet!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./teve1.info