TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Von der Leyen sot në Shqipëri

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​Von der Leyen sot në Shqipëri

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

Von der Leyen do ta nisë turneun e saj në rajon sot me ndalesën e parë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Ajo do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi, të shtunën në Podgoricë.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja, po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi kibernetik godet qindra supermarkete në Francë

Sulmi kibernetik godet qindra supermarkete në Francë

Tensione mes Izraelit dhe Holandës për shkak të ndalimit të tifozëve izraelitë

Tensione mes Izraelit dhe Holandës për shkak të ndalimit të tifozëve izraelitë

Sulme me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi pranë Bullgarisë, njëra fundoset

Sulme me dronë ndaj dy anijeve në Detin e Zi pranë Bullgarisë, njëra fundoset

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me mbi 1 mijë euro secilin

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me mbi 1 mijë euro secilin

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK një fëmijë nga Peja, dyshohet se u lëndua aksidentalisht

Avdyli në formacionin e javës në Slloveni

Avdyli në formacionin e javës në Slloveni

Sulmi kibernetik godet qindra supermarkete në Francë

Sulmi kibernetik godet qindra supermarkete në Francë

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën