Por edhe 23 vite pas, ata që mbijetuan, e mbajnë mend mirë tmerrin e asaj dite.
Ata kërkojnë nga institucionet të bëjnë më shumë, e drejtësia të vihet në vend.
Për drejtësinë e vonuar, foli edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë akademisë përkujtimore në Studime të Vushtrrisë.
Vrasjen e 116 civilëve shqiptarë, e përkujtoi edhe presidentja Vjosa Osmani.
“Që nga fëmija 5-vjeçar, nëna shtatzënë e deri te më i moshuari, u vranë mizorisht nga regjimi gjenocidal serb brenda dy orësh. Kjo tregon qartazi për një krim monstruoz të planifikuar dhe për të cilin fatkeqësisht ende askush nuk është vënë para drejtësisë. Kjo është ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë”, tha ajo.
Për t’i përkujtuar viktimat e Studimes së Vushtrrisë, në këtë fshat shkoi edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi.
Kujtojmë se për këtë masakër dhe shumë të tjera që forcat serbe kryen në Kosovë, drejtësia nuk u vu asnjëherë në vend.
Raporti i gazetares Valëza Sylejmani.