TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë, kërkohet më shumë angazhim nga Qeveria

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Kërcënimet ndaj serbëve në Kosovë, kërkohet më shumë angazhim nga Qeveria

Qytetarët e komunitetit serb në katër komunat veriore vazhdojnë të përballen me kërcënime nga Serbia nëse integrohen në institucionet e Kosovës. Televizioni ka mësuar se trysnia nga Beogradi zyrtar po bëhet përmes ndalimit të pagave që marrin nga shteti fqinj, përfshirë pensionet.

Më 5 nëntor të vitit 2022, policë, prokurorë e gjykatës serbë vendosën të largohen nga institucionet e Kosovës.

Kjo erdhi pas trysnisë nga Serbia, pas disa vendimeve që mori qeveria e Kosovës.

Por, serbët ende po vazhdojnë të kërcënohen nga Beogradi zyrtar, nëse të njëjtit integrohen sipas ligjeve të Kosovës.

Siç ka mësuar televizioni, atyre po u ndalohen pensionet, si dhe pagat në arsim e shëndetësi.

Për këtë çështje, asamblisti në komunën e Mitrovicës së veriut, Betim Osmani ka një thirrje për Qeverinë.

“Ne i kemi pas kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës të komunitetit serb të strukturave paralele që kanë marrë rrogë e që edhe sot marrin. Problemi është se këta qytetar të komunitetit serb sa herë që dëshirojnë të integrohen në sistemin e Kosovës marrin kërcënime nga Beogradi me ndaljen e pagave, dhe këtu besoj se institucionet tona qendrore duhet ta kenë parasysh që t’i marrin ata qytetarë dhe t’i integrojnë në sistemin e Kosovës”, tha asamblisti në Komunën e Mitrovicës, Betim Osmani.

E analisti Branislav Krstiq thotë për televizionin se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ndan buxhet vjetor për 80% të serbëve në Kosovë.

“Sepse kryetari i shtetit të Serbisë i cili me buxhetin e vet e ka lidhur 80% e serbëve të shtetit të Kosovës me interes të kuptueshëm, me vende të punës. Është në një pozitë në të cilën duhet me dalë nga atë që do të thotë ne e kemi tash një situatë kur serbët janë zgjuar që ardhmërinë e kanë në shtetin e Kosovës”, tha analisti Branislav Krstiq.

Sipas tij, nëse shtohet trysnia nga faktori ndërkombëtar ndaj Serbisë, serbët në Kosovë do ta njohin edhe Pavarësinë e Kosovës.

“Nëse edhe z.Kurti me plotfuqi dëshiron me ndërpre ato mekanizmat me të cilat Beogradi zyrtar është duke manipuluar edhe është duke kontrolluar serbët, është tepër e vështirë. Sipas mendimit tim, në qoftë se Bashkësia Evropiane, ose Administrata Amerikane është duke bërë një presion tepër serioz ndaj kabinetit të kryetarit Aleskandër Vuciq, ne do të kemi qytetarët e shtetit të Kosovës me nacionalitet serb, do të pranojnë Pavarësine e shtetit të Kosovës”, tha Krstiq.

Gjatë muajit shtator, Vuçiq duke prezantuar disa masa të Serbisë për Kosovën, kërkoi ndër të tjera që serbët të kthehen në institucione, mirëpo nga Policia kanë thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi është në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

Plagoset një person në Prizren, dërgohet në emergjencë

Maqedonci bisedon me zyrtarin e NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

Maqedonci bisedon me zyrtarin e NATO-s: Koordinim i ngushtë me KFOR-in dhe hapa të rinj drejt NATO-s

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

​KQZ lehtëson votimin për personat mbi 80 vjeç

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër në Bruksel

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Nesër samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Rama niset drejt Brukselit

Gjobiten Trepça e Peja

Palestrës “Minatori” i shtohet ulëse të reja

Si e ndryshojnë takat e larta formën e këmbëve?

Si e ndryshojnë takat e larta formën e këmbëve?

 Bayerni e PSG-ja avancojnë në çerekfinale të Championsit

Kane po largohet nga Bayerni, drejt Spanjës

Mbappe: Të jesh në Real Madrid gjithmonë një ëndërr

Mbappe fiton rastin ndaj PSG-së

Thiago Silva zyrtarizohet te Fluminense

Thiago Silva dëshiron të kthehet në Evropë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën