TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar misionet diplomatike

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
MPJD-ja njofton shtetet e QUINT-it për arrestimin e shtetasit kosovar nga autoritetet serbe

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një shtetasi të Kosovës, nën akuzat për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Në reagimin e kësaj ministrie thuhet se për këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet.

Poashtu institucionet e Kosovës kanë informuar edhe ndërkombëtarët teksa thanë se janë duke e përcjell këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Mediat serbe kanë përcjellur sot deklaratën e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit policia e Serbisë sot, e shtunë, 12 tetor 2024, në ora 6.00 të mëngjesit, në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, në Horgosh, ka arrestuar, personin me inicialet M.I., shtetas i Republikës së Kosovës, nën akuzat për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Ministri i brendshëm serb pretendon në deklaratën e tij se rasti  ka të bëjë me gjoja rrëmbimin një çifti bashkëshortor të etnisë serbe në Prishtinë, nga M.I. në Qershor 1999, të cilët pastaj sipas pretendimeve të Daciq qenkan dërguar në një burg të improvizuar, ku i qenkan nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike.

Shtetasit të Kosovës M.I. organet policore i kanë shqiptuar masën e arrestit prej 48 orëve, ndërsa thuhet që pas kësaj periudhe ai do t’i dorëzohet Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës së Beogradit për procedura të mëtejme.

Po ashtu sot, rreth orës 8:00 të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u ndalua dhe u mor në pyetje nga policia kufitare serbe në pikën kufitare të Merdares, ndërsa po udhëtonte me autobus nëpër Serbi drejt Republikës Federale të Gjermanisë. Pas disa orësh ndalimi, z. Berisha u lirua dhe po vazhdon udhëtimin drejt Gjermanisë.

Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet.

Për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke ndjekur nga afër këtë rast dhe do t’iu mbajmë të informuar rreth detajeve tjera.

Tags: misionet diplomatikeMPJDSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Përfundon numërimi i votave të votuesve me nevoja të veçanta

Mbi 90% e votave të numëruara me postë -LVV e para, LDK e dyta ky është rezultati

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën