Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Francë, me rastin e Samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë.
Osmani përmes rrjetit social „Facebook“, ka shpërndarë disa fotografi gjatë takimeve me liderët botërorë.
Në Francë, Osmani u prit nga homologu i saj francez, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiwabo.
Osmani takohet me Macron: Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim me ndërkombëtarët