Përkundër raportimeve të rrejshme disa ditë me parë, sot u zyrtarizua vdekja e agjendit të njohur të futbollit, Mino Raiola.
Ai ishte njëri prej menaxherëve më të sukseshëm të futbollit dhe vdiq në moshën 54-vjeçare pasi vuante një sëmundje kohëve të fundit.
Ai ishte shtruar në një spital në Milano për t’iu nënshtruar një operacioni por natyra e sëmundjes nuk u zbulua.
Raiola ka qenë njëri prej protagonistëve të transfereve më të mëdha në futboll. /teve1.info/