TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komanda e KFOR-it përsëri tek italianët, vlerësohet puna e Ulutash

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Frikë për ngritje të tensioneve, Gjermania këtë javë vendos për zgjatjen e mandatit të KFOR-it

Pas përfundimit të mandatit njëvjeçar, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, do ta përfundoj mandatin e tij në muajin e ardhshëm. Nga KFOR kanë thënë se komandanti i ri do të jetë gjeneralmajori, Enrico Barduani, duke e kthyer kështu komandën përsëri tek italianët. Njohësit e çështjeve ushtarake, thonë se kjo nuk do të sjell ndryshim të madh në operacionet e KFOR-it në Kosovë, ndërsa fjalë të mëdha kanë për komandantin aktual, turkun Ulutash.

Në tetorin e vitit të kaluar e mori komandën e KFOR-it.

Kështu Ozkan Ulutash u bë komandanti i parë nga Turqia, i forcave paqeruajtëse në Kosovë.

E një vit pas kësaj, Ulutash do ta dorëzojë komandën tek pasardhësi i tij.

Ky pritet të jetë gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani.

Këtë e ka bërë të ditur vet KFOR përmes një komunikate për media.

“Admirali Stuart B. Munsch Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli do të kryesojë ngjarjen. Gjeneralmajor i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Enrico Barduani”, thuhet nga KFOR-i.

Por, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati, nuk pritet ndryshim sa i përket operacioneve të NATO-s në vend.

“Këtë vit e merr prapë gjenerali italian, gjeneral me një ylli dhe mendoj që do ta menaxhoj siç është më së miri, sepse KFOR-i misionin e ka të pavarur, të paanshëm, të bazuar në rezolutën 1244 dhe nuk pres ndonjë ndryshim spektakular, por një vazhdim i asaj që e kanë pasur deri me tani”, ka thënë ai.

E Kastrati, fjalë të mëdha pati për komandantin aktual të KFOR-it, turkun Özkan Ulutaş.

“Sipas asaj që e kam parë unë, ka qenë një udhëheqje e mirë, e ka menaxhuar jashtëzakonisht mirë mandatin e vet, edhe pse situata e sigurisë ka qenë jo e mirë, pasi ne e patëm vitin e kaluar një sulm terrorist në Banjska në pjesën veriore të vendit”, ka vlerësuar Kastrati.

Ndryshe, përmes një komunikate për media të lëshuar nga KFOR, të hënën u bë e ditur se Rreth 200 pjesëtarë të Forcës Aleate të Reagimit të NATO-s do të dislokohen në Ballkanin Perëndimor nga 30 shtatori deri më 16 tetor për të kryer.

Një kontigjent ushtarak i Ekipit Operacional të Ndërlidhjes dhe Zbulimit (OLRT) të FSHSH-së prej rreth 50 vetësh do të jetë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut do të krijohet një nyje komanduese me rreth 150 personel.

Tags: KFORnderrimi i komandes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Ndalohen të dyshuar, mashtruan 150 qytetarë duke u marrë 50 mijë euro

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza: Për institucione stabile duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Hamza: Për institucione stabile duhet marrëveshje politike para konstituimit të Kuvendit

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në ShBA

Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në ShBA

Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Bashkimi Evropian vendos sanksione të reja ndaj Iranit për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Sulmet ukrainase godasin vendet e naftës në Rusi dhe Krime

Sulmet ukrainase godasin vendet e naftës në Rusi dhe Krime

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Ndalohen të dyshuar, mashtruan 150 qytetarë duke u marrë 50 mijë euro

Arrin në 32 numri i viktimave nga tërmeti në Filipine

Arrin në 32 numri i viktimave nga tërmeti në Filipine

Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Iranit “me kërkesë të Trumpit”, thotë zyrtari izraelit

Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Iranit “me kërkesë të Trumpit”, thotë zyrtari izraelit

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Ushtria iraniane thotë se po ndalon sulmet ndaj Izraelit, por do t’i rifillojë nëse sulmohet Libani

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Hamza thotë se në zgjedhjet e brendshme është e hapur edhe gara për kryetar të PDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën