TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SBASHK-u kërkon ndryshimin e ligjit për skemat pensionale

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
SBASHK-u kërkon ndryshimin e ligjit për skemat pensionale

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të hënën ka dorëzuar një peticion mbi 20 mijë nënshkrime, përmes të cilit kërkon ndryshimin e ligjit për skemat pensionale. Kjo pasi sipas tyre ky ligj nuk u njeh si vitie kontribut dhënëse, përvojën e mësuesve që punuan në vitet e 90-ta.

Për 42 vite rresht ditarin e mësuesit nuk e lëshoi nga dora.

Asllan Qyqalla këtë mision të shenjtë e kreu edhe në kohët më të vështira.

Para nxënësve  në krye të detyrës, ai qëndroi edhe gjatë viteve të 90-ta, atëherë kur arsimi ishte kthyer në ilegalitet nga shteti i Serbisë.

Përkrah gjithë këtij rrugëtimi, puna në sistemin e arsimit nuk ishte aspak e lehtë.

“Përpos torturave, rrahjeve, brutalitetit po e përmendi vetem shkarazi, dëftesat të cilat na i zinin me Republikë të Kosovës unë si drejtor që isha me kanë detyruar që të gllabëroj për goje dhe me thotë urdhëro haje Republikën e Kosovës. Kështu  që ne Republikën e Kosovës e jetësuam në qytet, fshat e jetësuam”, tha ai.

Puna e vështirë nganjëherë edhe duke ia rrezikuar jetën  Qyqallës, mund të mbetet vetëm kujtim i së kaluarës për sakrificën për arsim.

Pasi me  ligjin e ri për skemat pensionale, Qyqallës nuk i njihen vite përvojë ose stazh pune mësimdhënia gjatë viteve 90-ta.

Për këtë, profesori i cili është në prag të pensionimit shprehet i zhgënjyer.

“Ne tash po ballafaqohemi me problemin tjetër, që nuk na njohin përvojën e punës, ne ishim 10 vjet të sfiduar  prej të gjitha lirive të njeriut dhe të torturua, tash jemi te sfiduar prej Qeverive tona. Unë nuk e di ka polli ky ligj kështu që nuk e njeh të drejtën legjitime të mësimdhënësit derisa ekzistojnë   ditarët”, u shpreh ky mësimdhënës.

E që ky ligj të ndryshojë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit të hënën në Kuvendin e Kosovës e dorëzoi peticionin me mbi 20 mijë nënshkrime.

“Krejt kjo po bëhet që ta kthejmë të drejtën e fituar neni 8 pika gjashtë e cila në ligjin bazik, punëtorëve të arsimit që kanë punuar në vitet e 90ua njihte këto vite si kontribut dhënëse dhe iu ndihmonte shume për ta marrë pensionin e plotë të punës. Poashtu kemi bërë   këtë nisme që viti 2000- 2001 e deri të trusti pensional të njihen si vite kontribut dhënëse sepse Kosova në atë kohë ka qenë nën administrimin e UNIMIK-ut, dhe nuk kanë faj punëtorët”, tha kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Në rast se kjo nismë ka sukses, juristë, Anton Nrecaj, tregon procedurat ligjore dhe rrugën që duhet ta ndjekë kuvendi.

“Fillimisht është komisioni i cili brenda për brenda Kuvendit i cili do ta marr parasysh këtë kërkesë, të verifikojë ato nënshkrime se a janë të bazuara, pastaj fillon trajtimi i asaj kërkesë dhe dispozitave ligjore të cilin e ka propozuar SBASHK-u. Duhet të shkojë në lexim të pare në lexim të dytë varësisht varet prej vullnetit të deputeteve që këtë kërkesë për ndryshim të ligjit ta aprovojë apo jo. Po flas nga eksperienca neve na është dashtë katër vite që të ajo kërkese të kaloj në Kuvend”, shprehet Ndrecaj.

Në korrik të vitit 2023, ishte votuar ligji i ri për skemat pensionale, duke krijuar një skemë të re për personat që nuk e kishin plotësuar kriterin prej 15 vjetësh stazh për të përfituar nga pensioni kontribut-pagues

Tags: ndryshimiSBASHKskemat pensionale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Hargreaves takon Haxhiun, mirëpret votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin

Evropa kritikon vendimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, kërkon anulimin e tyre “menjëherë”

Kolonët izraelitë i vënë flakën xhamisë në Nablus, Palestina e quan aktin “barbari raciste”

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

BE përballet me kërcënimin e vetos nga Hungaria mbi sanksionet ndaj Rusisë

BE përballet me kërcënimin e vetos nga Hungaria mbi sanksionet ndaj Rusisë

Kërkohet paraburgim për mësimdhënësen që dyshohet se mashtroi me subvencione

Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë

Me votat e mazhorancës miratohet buxheti “emergjent” i vitit 2026

Rrezik për zgjedhje të reja në Kosovë?

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Peja largon tre basketbollistë të huaj

Peja largon tre basketbollistë të huaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën