Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka arritur në New York për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kurti përmes një postimi në X ka thënë se do të ketë takime me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës.
“Mezi pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen. Mezi pres të takoj edhe anëtarët e diasporës gjatë këtu, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Kurti./teve1.info/