TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani për kërkesat e Vuçiq: S’kanë rëndësi për Kosovën, po i bën për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Osmani për kërkesat e Vuçiq: S’kanë rëndësi për Kosovën, po i bën për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kërkesat e presidentit Vuçiq nuk kanë rëndësi për Kosovën, pasi sipas saj ato nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve por interesat destabilizuese të Serbisë.

Osmani, më tej ka shtuar se është e bindur që Vuçiq nuk është i interesuar në kthimin e serbëve në intsitucionet e Kosovës, por siç ka thënë ajo, ai po e bën këtë vetëm për të tërhequr vëmendjen e botës demokratike.

“Kërkesat e një presidenti të një shteti tjetër të cilat nuk bëhen në mirëbesim dhe nuk e kanë asnjëherë prioritet interesin e qytetarëve, por vetëm e vetëm interesat destabilizuese të Serbisë s’kanë rëndësi për Kosovën. Për më tepër unë jam e bindur se presidenti serb nuk është i interesuar që të realizohen ato që ai i paraqiti si kërkesa. Ai nuk është i interesuar në rikthimin e serbëve në institucione të Republikës së Kosovës. Unë jam e bindur se kur Vuçiq flet për rikthimin e serbëve në polici, gjyqësi, parlamentar dhe të tjera ai në fakt po i prezanton këto si fjalë e retorikë për të hequr vëmendjen e botës demokratike nga ajo që po ngjanë në të vërtetë. Që janë përpjekjet e tij të qeverisë së tij, ushtrisë së tij në trajtimin e vazhdueshëm të forcave paramilitare që kanë qëllim vetëm dhunën. Në asnjë moment nuk e besoj se Vuçiq është interesuar që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës”, ka theksuar Osmani gjatë një ngjarje në Prishtinë.

Mirëpo, presidentja Osmani, ka thënë se pavarësisht kësaj institucionet e Kosovës duhet të punojnë hapur me qytetarët serb në mënyrë që ata të jenë prezent në të gjitha institucionet.

“Kjo nuk do të thotë që ne si institucione të Kosovës mos të punojmë hapur me të gjithë qytetarët tanë të nacionalitetit serb, në përputhje me procedurat e ligjshme ata të jenë prezent në të gjitha institucionet e Kosovës, gjë e cila ju takon me Kushtetutë dhe ligjet që kanë dal nga Pakoja e Ahtisaarit”, ka thënë ajo.

Ndryshe, javën e kaluar presidenti serb, kërkoi riintegrim të serbëve nga veriu në institucionet e Kosovës, shpalljen e zgjedhjeve të reja lokale në veri, kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës dhe në gjyqësor, si dhe kërkoi tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Ndërsa, të hënën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se BE-ja, i mirëpret thirrjet e presidentit serb Vuçiq për serbët e Kosovës, për pjesëmarrje në zgjedhje në Kosovë dhe riintegrim të tyre në të gjitha institucionet e Kosovës nga të cilat u larguan në vitin 2022.

Kurse, gjatë ditës së martë, kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosovës, i komentoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se kërkesat dhe masat e presidentit serb janë bërë nga një dëshprim, paraqesin jo racionalitet, si dhe sipas tij, nuk janë aspak paqësore por përkundrazi janë pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja. /teve1.info/

Tags: albin kurtiBEKerkesat e VuçiqVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Takimi Kurti – Vuçiq, Muja: Kosova ta definojë nëse ka marrëveshje

Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

ShBA me projekte të reja – një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy: Kosova

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Humb jetën pas një jave personi që u vetaksidentua me motoçikletë në Pejë

Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin si pjesë të ekipit të saj

Anija turistike e prekur nga Hantavirusi mbërrin në portin spanjoll, ndërsa nis evakuimi

Anija turistike e prekur nga Hantavirusi mbërrin në portin spanjoll, ndërsa nis evakuimi

Të paktën tre palestinezë të vrarë nga sulmet e reja izraelite në Gaza

Të paktën tre palestinezë të vrarë nga sulmet e reja izraelite në Gaza

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

Putin sugjeron se luftës në Ukrainë “po i vjen fundi”

Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin si pjesë të ekipit të saj

Vjosa Osmani prezanton Visar Xanin si pjesë të ekipit të saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën