TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hoti: Hera e fundit kur kam takuar burrin tim ka qenë më 25 mars të vitit 1999

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Hoti: Hera e fundit kur kam takuar burrin tim ka qenë më 25 mars të vitit 1999

Hoti e ftuar në emisionin “Infonata” në Tëvë1, ka rrëfyer për momentin kur ka humbur kontaktin me burrin e saj gjatë luftës, për fatin e të cilit ende nuk dihet.

Ajo bëri të ditur se hera e fundit kur është takuar me burrin e saj ka qenë më 25 mars të vitit 1999 rreth orës 11:00.

Gjithashtu ajo tha se flitet që ai është ekzekutuar e më pas e kanë hedhur në lumin Drini i Bardhë, mirëpo me djegien e kamionit nuk kanë mundur ta identifikojnë asnjë mostër nga vendi i ngjarjes.

“Për herë të fundit me burrin tim jam takuar me datën 25 mars të vitit 1999 diku rreth orës 11:00, mandej ka qenë rrugëtimi kur na kanë kidnapuar serbët dhe na kanë marrë gjërat me vlerë dhe sot e asaj dite nuk e di se si është vrarë dhe ku gjendet. Por, gjithmonë jemi bazuar në dëshmitarët që kanë qenë në grup me të. Por fatkeqësisht në Krushë ka qenë një krim shumë i madh, sepse pos njerëzve që janë vrarë në prezencë të familjarëve dhe kemi mbërri që dikush t’i varrosë ata dhe një grup ku fatkeqësisht ka qenë edhe burri im aty, flitet që është i ekzekutuar dhe i gjuajtur në Drin. Ndërkohë është djegur edhe kamioni, edhe eshtrat janë bartur nga Drini dhe nuk kemi mundur ta identifikojmë asnjë mostër prej vendit të ngjarjes”, tha Hoti.

Hoti po ashtu tregoi edhe momentin kur e kanë kuptuar që burri i saj nuk do të kthehet më. Sipas saj, më 22 qershor të vitit 1999 kur janë kthyer në fshat, nga krimet që kanë parë aty, e kanë kuptuar që burri i saj nuk ka mundësi të jetë i gjallë.

“Kur jemi kthyer në fshat më 22 qershor të vitit 1999, e kemi parë çfarë ka ndodhur aty dhe me burrat e atij fshati, pra vetë kjo ka lënë të kuptosh që njerëzit që kanë rënë në dorë të policisë serbe nuk ka gjasa që kanë mbijetuar. Por me thënë të drejtën edhe nga informacionet e ndryshme të njerëzve që e kanë parë burrin tim, e kemi kuptuar që ai më nuk jeton. Pra, është i vrarë, por fatkeqësisht nuk kanë arritur ta varrosin, veçse është i ngarkuar në një kamion me gjithë qytetarët e fshatit të Krushës”, deklaroi tutje Hoti.

Ndërsa, më 26 mars ai është strehuar tek një familje, ku flitet që deri në ora 18:00 të mbrëmjes ai ka qenë gjallë, e më pas është ekzekutuar nga forcat e Serbisë, tha Hoti.

“Konkretisht flitet që ai deri në ora 18:00 në mbrëmje ka qenë gjallë më 26 mars, pra është strehuar te një familje, por sipas njerëzve që kanë qenë aty, ai ka thënë se do të shkojë ta takojë babain e vet, më pas ka dalë dhe ka rënë në dorë të serbëve, dhe flitet që e kanë bërë bashkë edhe me disa njerëz tjerë dhe i kanë ekzekutuar”, deklaroi ajo.

Tags: Fahrije Hoti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Vetaksident në Pejë, një i lënduar

Arrestohen dy persona në Lipjan, iu gjetën 10 qese me marihuanë

Arrestohen tre persona për kanosje të policëve në Gjilan

​“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

​“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Dy të arrestuar në Obiliq për sulm fizik, viktima dërgohet në QKUK

Manchester City ka nënshkruar me lojtarin më të kërkuar në Premier League

Manchester City ka nënshkruar me lojtarin më të kërkuar në Premier League

NBA: Lakers mposhtet sërish, humbja e katërt nga pesë duelet e fundit

NBA: Lakers mposhtet sërish, humbja e katërt nga pesë duelet e fundit

“Vit historik për kombëtaren” – Duka analizon vitin 2025 për futbollin shqiptar

“Vit historik për kombëtaren” – Duka analizon vitin 2025 për futbollin shqiptar

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Vetaksident në Pejë, një i lënduar

Silvinjo për UEFA-n: Punojmë të gjithë së bashku, “EURO 2024” është një sfidë e vështirë por jo e pamundur

Sylvinho pranë rekordit, mund të bëhet braziliani i parë me kombëtare tjetër në Botëror

Arrestohen dy persona në Lipjan, iu gjetën 10 qese me marihuanë

Arrestohen tre persona për kanosje të policëve në Gjilan

​“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

​“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën