Një person i dyshuar për dhunim të një gruaje, në Mitrovicë të Jugut është arrestuar të martën.
Sipas raportit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima do të dërgohet në ekazminim mjekësor ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /teve1.info/