TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lojtari i Schalke 04 i bashkohet ‘Dardanëve’

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lojtari i Schalke 04 i bashkohet ‘Dardanëve’

Një tjetër talent i madh i futbollit që jeton dhe bën karrierë të suksesshme në Gjermani ka vendosur të luajë për Kosovën. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Arbnor Aliu, i cili aktualisht luan me ekipin e U19 të Schalke 04.

Ai luan si qendërmbrojtës dhe është ndër shpresat e mëdha të klubit gjerman, me të cilin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Talenti dhe përvoja e tij si lider janë të padiskutueshme, ngase që nga mosha e tij e hershme ishte pjesë e të gjitha ekipeve zinxhirë të Kombëtares së Gjermanisë, madje edhe në rolin e kapitenit.

Arbnori do të përfshihet fillimisht te Kombëtarja U21, por duke pasur parasysh potencialin dhe cilësitë që zotëron, atëherë pa dyshim se në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe në shërbim të Kombëtares A.

 

Ai është shprehur i lumtur që do të luajë për Kosovën dhe beson se do të japë më të mirën e tij. “E kam zgjedhur Kosovën me zemër sepse prindërit vijnë nga Kosova dhe e di që me paraqitjen time në fanellën e Kosovës do ta bëj krenar familjen dhe veten time. Ndihem shumë i lumtur që do të jem pjesë e Dardanëve sepse kam punuar shumë për ta merituar këtë fanellë. Normalisht se nuk ka qenë e lehtë të tërhiqem nga përfaqësimi i Gjermanisë sepse krejt çfarë kam arritur deri më tash është falë Gjermanisë, por në këtë aspekt e kam dëgjuar ndjenjën dhe zemrën time”, ka theksuar Aliu.

Ai në fund ka dhënë edhe një mesazh për tifozët Dardanët. “Pres me padurim të paraqitem në fanellën e Kosovës dhe t’i dëgjoj brohoritjet e tyre. U premtoj se do të jap maksimumin tim për të arritur sa më shumë suksese dhe për t’i bërë të gjithë krenarë”.

 

Ndërkaq, presidenti Agim Ademi është i lumtur që po rritet numri i futbollistëve të talentuar e cilësor që po i bashkohen ekipeve të Kombëtares së Kosovës.

“Rezultatet dhe rritja e kualitetit në të gjitha ekipet kombëtare, por edhe këmbëngulësia jonë për të rekrutuar të gjithë talentet kudo që ata luajnë, ka bërë që të rritet numri i tyre për ta përfaqësuar Kosovën. Ardhja e Arbnor Aliut është një lajm i mirë për të ardhmen e ekipit tonë kombëtar dhe një garancë se Kosova do të vazhdojë të ketë në radhët e saj futbollist të nivelit të lartë. Edhe një herë dua të falënderoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë për kontributin e tyre në të gjitha periudhat e rrugëtimit të Kosovës, por edhe për faktin që fëmijët e tyre i rrisin në frymën e atdhedashurisë.

Po ashtu, falënderoj edhe përfaqësuesin e FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli, i cili vazhdon ta kryejë me përkushtimin më të madh punën në afrimin e sa më shumë talenteve në ekipet zinxhirë të kombëtares. E Arbnorin e përgëzoj që bëri zgjedhje zemre. I dëshiroj mirëseardhje në radhët e Dardanëve dhe sa më shumë fat e suksese në vazhdim të karrierës”, ka theksuar presidenti Ademi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Armand Duka i lë rrugën e hapur Sylvinhos: Në këndvështrimin tim ka energji akoma, por do të vendosim pas qershorit

Armand Duka i lë rrugën e hapur Sylvinhos: Në këndvështrimin tim ka energji akoma, por do të vendosim pas qershorit

Edlir Tetova largohet nga Egnatia

Edlir Tetova largohet nga Egnatia

Te Trabzonspori ëndërrojnë titullin, vijnë lajme të mira për Ernest Muçin

Te Trabzonspori ëndërrojnë titullin, vijnë lajme të mira për Ernest Muçin

Fitore me Ippon, Gjakova një fitore larg medaljes evropiane

Fitore me Ippon, Gjakova një fitore larg medaljes evropiane

Hornback: Kosova është shembull i rrallë i harmonisë ndërfetare dhe mikpritjes së jashtëzakonshme

Hornback: Kosova është shembull i rrallë i harmonisë ndërfetare dhe mikpritjes së jashtëzakonshme

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Nuk duhet të nxisim përçarje dhe urrejtje ndërfetare

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Nuk duhet të nxisim përçarje dhe urrejtje ndërfetare

Kadrijaj-Qeverisë: Çka po ndodh me rastin e Astrit DehariT?

Kadrijaj-Qeverisë: Çka po ndodh me rastin e Astrit DehariT?

Gashi: Kosova është model i bashkëjetesës ndërfetare dhe mund të shërbejë si shembull për botën

Gashi: Kosova është model i bashkëjetesës ndërfetare dhe mund të shërbejë si shembull për botën

Musliu akuzon pozitën se po cenoni rendin kushtetues

Musliu akuzon pozitën se po cenoni rendin kushtetues

Tahiri kërkon nga Qeveria kompensimin e ushtarëve për orët shtesë

Tahiri kërkon nga Qeveria kompensimin e ushtarëve për orët shtesë

Armand Duka i lë rrugën e hapur Sylvinhos: Në këndvështrimin tim ka energji akoma, por do të vendosim pas qershorit

Armand Duka i lë rrugën e hapur Sylvinhos: Në këndvështrimin tim ka energji akoma, por do të vendosim pas qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën