TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Gaxherri: Kurti në zgjedhjet e ardhshme s’duhet t’i marrë as 5%

by teve1
1 vit ago
0
A A
Gaxherri: Kurti në zgjedhjet e ardhshme s’duhet t’i marrë as 5%

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, Kurti dhe Vetëvendosje nuk do të duhej të fitonin as 5%.

Për Gaxherin, me qeverisjen e Kurtit nuk ka pasur asnjë zhvillim në dobi të qytetarëve, por që sipas saj përkundrazi ka pasur ikje masive të qytetarëve nga Kosova.

“Ndodhë edhe 100% të shkojnë Vetëvendosja, nuk përjashtohet si mundësi, për shembull këta ekuacionet e tilla mund edhe t’i paramendojnë e t’i zgjidhin, ndonëse një ekuacion i fundit Kurtit nuk i doli aspak i saktë ashtu siç nuk i ka dal asnjë premtim i tij që e ka bërë për këtë vend për këto 4 vite. Dhe bazuar në këto ekuacione dhe premtime të Kurtit, në zgjedhjet e ardhshme do të duhej që Kurti dhe VV-ja të mos fitojnë as 5% se për 4 vite Kurti, asnjë projekt zhvillimor për këtë vend nuk e ka bërë, e as nuk ka pasur asnëj përqindje më të lartë të mirëqenies qytetare, as shtim të vendeve të punës, përkundrazi ikje masive të qytetarëve dhe të të rinjve nga Republika e Kosovës”, ka thënë ajo në emisionin “INFO NATA”, në Tëvë1.

Më tej Gaxherri, ka shtuar se Kosova mund të jetë e sigurt vetëm me qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas saj, kjo parti për 25 vite nuk e ka asnjë skandal të korrupsionit në asnjë fushë prandaj siç tha ajo, qytetarët duhet të besojnë në LDK-në.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, me ministrat e saj nuk e ka asnjë skandal, me kryetarët e komunave nuk e ka për 25 vjet asnjë skandal dhe është e vërtetë se ne si LDK nuk i kemi rreh këto gjëra shumë se kemi mendu se qytetarët nuk janë të vërbër  dhe i dinë,por ndoshta këtë gjë duhet ta trumbetojmë pak më shumë dhe t’iu themi se vetëm me LDK-në, Kosova mund të jetë e sigurtë, larg korrupsionit e skandaleve tjera. LDK-ja nuk ka asnjë skandal të korrupsionit kurrë në asnjë fushë, e këtë duhet ta përsërisim por unë po e shoh që duhet ta përsërisim çdo ditë. Prandaj, qytetarët duhet të mendojnë për LDK-në sepse jemi shumë të përgatitur”, ka theksuar Gaxherri.

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, po ashtu, ka thënë se si parti nuk synojnë që të marrin përqindje të madhe, mirëpo janë duke punuar si dhe besojnë se rezultati i tyre, duhet të rritet më shumë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne e kemi një rezultat pas rezultatit të 14 shkurtit, që jemi partia e parë politike dhe ne kemi punuar në atë drejtim, që ne jo vetëm ta ruajmë atë rezultat por edhe ta rrisim. Nuk po pretendojmë që t’i marrim 70 e 80%, por ne kemi të drejtë të besojmë se rezultati i zgjedhjeve lokale, duhet të rritet në zgjedhjet nacionale me punën tonë”, ka thënë ajo./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një polic në Pejë sulmohet nga pesë persona

Prizren: Ndërron jetë punëtori i lënduar në vendin e punës para katër muajsh

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Arrestohet një person për tentim vrasje në Kllokot

“Drejtësi për Daorsën”: Sot mbahet protestë në Gjakovë

“Drejtësi për Daorsën”: Sot mbahet protestë në Gjakovë

Moti sot

Parashikimi i motit

Trepça forcohet me Henryn

Trepça forcohet me Henryn

Një polic në Pejë sulmohet nga pesë persona

Prizren: Ndërron jetë punëtori i lënduar në vendin e punës para katër muajsh

Arrestohet i dyshuari që po kërkohej për një rast rrëmbimi që kishte ndodhur tre muaj më parë

Arrestohet një person për tentim vrasje në Kllokot

“Drejtësi për Daorsën”: Sot mbahet protestë në Gjakovë

“Drejtësi për Daorsën”: Sot mbahet protestë në Gjakovë

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Pse disa njerëz ndihen të lodhur dhe të përgjumur edhe pasi pijnë kafe?

Pse disa njerëz ndihen të lodhur dhe të përgjumur edhe pasi pijnë kafe?

Moti sot

Parashikimi i motit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën