TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Goffus: Shtimi i trupave të KFOR-it s’është zgjidhje – koordinimi është jetik

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Goffus: Shtimi i trupave të KFOR-it s’është zgjidhje – koordinimi është jetik

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, Thomas Goffus, të enjten ka qëndruar në Kosovë, e një ditë më parë edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

Nga të dyja vendet ai ka përsëritur angazhimin e NATO-s për paqe dhe stabilitet në rajonin “me rëndësi strategjike për Aleancën”.

Goffus ka përmendur rritjen e numrit të trupave në Kosovë nga viti i kaluar pas tensioneve në veri, por ka deklaruar se kjo nuk është zgjidhje për stabilitet afatgjatë.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi rritur numrin e trupave në Kosovë, në mënyrë që të menaxhonim, për fat të keq, një mjedis më sfidues të sigurisë dhe tensione të vazhdueshme. Kjo tregon, edhe një herë, përkushtimin e palëkundur politik të aleatëve të NATO-s për sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor. Edhe pse fatkeqësisht është e nevojshme për momentin, më shumë trupa nuk janë zgjidhja për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë”, ka thënë Goffus, njoftoi NATO përmes një deklarate për media të premten.

Më tej, ka shtuar se zgjidhja për situatën është politike, duke përmendur këtu dialogun Kosovë-Serbi

“Veprimet e papritura dhe të pakoordinuara, veçanërisht në veri të Kosovës, mund të rrisin rrezikun e dhunës, që minon sigurinë e njerëzve në Kosovë dhe rrit rrezikun me të cilin përballen trupat e KFOR-it. Kjo rrit shqetësimin e aleatëve të NATO-s për stabilitetin e rajonit, sigurinë e Kosovës dhe sigurinë e trupave të tyre”, ka theksuar ai.

Goffus e ka quajtur “jetike” koordinimin në kohë dhe efektiv me NATO-n e komunitetin ndërkombëtar – ndërsa ka përmendur këtu çështjen e Urës së Ibrit.

Tags: KFORNATOThomas Goffus
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reshjet e shiut, Badovci e Batllava arrijnë këtë nivel të ujit

Reshjet e shiut, Badovci e Batllava arrijnë këtë nivel të ujit

PDK mban sot konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Një ditë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, PDK-ja mbledh Kryesinë – pritet edhe konferencë për media

Këngëtarja Adelina Thaçi i bashkohet LDK-së

Këngëtarja Adelina Thaçi i bashkohet LDK-së

13 persona trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë pas zjarrit në një banesë, 7 prej tyre fëmijë

“Mesditë”- 21.11.2025

Prokurorja e rastit dhe drejtori i Njësisë Antidroga, japin detaje për Tëvë1 për aksionin ku u konfiskuan mbi 100 kg kokainë

Prokurorja e rastit dhe drejtori i Njësisë Antidroga, japin detaje për Tëvë1 për aksionin ku u konfiskuan mbi 100 kg kokainë

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën