TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OKB kritikon Kinën për politikat “problematike” kundër ujgurëve

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
OKB kritikon Kinën për politikat “problematike” kundër ujgurëve

Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) tha se politikat “problematike” të Kinës vazhdojnë të jenë në fuqi, dy vjet pas raportit të ashpër që akuzoi Pekinin për “krime kundër njerëzimit” në Ksinjiang.

Kina është akuzuar se ka burgosur më shumë se 1 milion ujgurë dhe minoritete të tjera myslimane në provincën veriperëndimore të Ksinjiangut, akuza që Pekini i mohon.

OHCHR tha më 27 gusht se ka mbajtur një sërë diskutimesh në Gjenevë me zyrtarët kinezë që nga shkurti i vitit të kaluar, bisedime që i mundësuan shefit për të drejtat e njeriut të OKB-së, Volker Turk, të dërgonte një ekip në Pekin nga 26 maji deri më 1 qershor të këtij viti.

Ky ekip zhvilloi bisedime me autoritetet kineze, veçmas për “politikat kundër terrorizmit dhe të sistemit penal gjyqësor”, tha zëdhënësja e OHCHR-së, Ravina Shamdasani.

“Në Ksinjang, ne e dimë se shumë ligje dhe politika problematike janë në fuqi”, tha ajo.

OHCHR i kërkoi Kinës që të “kryejnë shqyrtim të plotë” të kërkesave ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe ligjeve kundër terrorizmit, por edhe mbrojtjen e minoriteteve ndaj diskriminimit, shkruan REL.

Kjo zyre bëri thirrje për përparim “në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kinë”, por edhe që të hetohen shkeljet e pretenduara, përshirë edhe torturë.

Në fund të gushtit të vitit 2022, kjo zyrë kishte publikuar një raport ku thuhej se Kina mund të ketë kryer “krime kundër njerëzimit në Ksinjiang”.

Në atë raport, që u kundërshtua nga Kina, ishin përmendur të dhëna “të besueshme” për torturë, mjekim të detyrueshëm, dhunë dhe punë të detyrueshme.

Kina mohon këto akuza dhe insiston se në Ksinjiang ka qendra të “riedukimit”, që i mundësojë të luftojë ekstremizmin.

Tags: KinaOHCHROKB
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Katër vjet nga hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

Katër vjet nga hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

Irani sulmon Arabinë Saudite për herë të parë në gati tre muaj

Irani sulmon Arabinë Saudite për herë të parë në gati tre muaj

“Shqipëria një surprizë e bukur”, italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

“Shqipëria një surprizë e bukur”, italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

Tentoi vrasjen me thikë, Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për të dyshuarin

Tentoi vrasjen me thikë, Prokuroria e Mitrovicës kërkon paraburgim për të dyshuarin

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Aksident në Rrugën e Kombit, dy persona dërgohen në spital

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Llabjani ka mbetur pa rrymë që nga dita e djeshme, banorët kërkojnë ndihmë përmes postimeve në “Facebook”

Messi shkruan letër motivuese para finales Spanjë – Argjentinë

Messi shkruan letër motivuese para finales Spanjë – Argjentinë

Zbulohet shifra marramendëse e parave që fiton sonte Kombëtarja që triumfon në Kupën e Botës

Zbulohet shifra marramendëse e parave që fiton sonte Kombëtarja që triumfon në Kupën e Botës

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën